E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Voskopojë helmohen 38 fëmijë

Korçë, 4 gusht  – Dhjetëra fëmijë janë helmuar në Voskopojë, si pasojë e ushqimit.
Nga të dhënat më të fundit prej atje, bëhet e ditur se 38 fëmijë janë helmuar dhe që të gjithë ndodhen në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Të paktën 8 prej fëmijëve ndodhen të shtruar në spital, ndërsa pjesa tjetër pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore kanë dalë prej andej.

Fëmijët ishin të gjithë nga Elbasanit dhe kishin shkuar në Korçë për piknik. Fëmijët janë helmuar në Voskopojë me ushqime. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur arsyet e helmimit të fëmijëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›