E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumani, pagate ulta lënëvendin pa mjekë

BUKURESHT- Rumania gjendet në vendin e fundit në Evropë sipas numrit të mjekëve në 1000 banorë, pohon kryetari i Odës Rumune të Mjekëve, Vasillae Astrastoe. Sipas vlerësimeve të tij, edhe 10000 mjekë do të largohen nga shteti sivjet. Ai theksoi se pagat e ulta dhe mungesa e pajisjes në spitalet rumune janë arsyet themelore të cilat i detyrojnë mjekët të punojnë në shtet tjetër.

Astarastoe deklaroi se mendimi i specialistëve të rinj për ta braktisur shtetin, paraqitet që gjatë studimeve në universitet. “Parashikimi të cilin e bëmë që para tre vitesh, kur tërhoqa vëmendjen me faktin se ekziston një rrezik i madh, tashmë është real dhe kjo nuk është habitëse”, deklaroi Astarastoe.

Ai theksoi se mjekët rumunë largohen për të punuar në botën e jashtme për pagë së paku dhjetëfish më të madhe. “Mjekët largohen në botën e jashtme, ku janë të respektuar dhe mirë të paguar dhe nuk druajnë për ditën e nesërme. Në Rumani ka mjekë pa punë, të cilët madje nuk marrin ndihmë”, shtoi specialisti rumun.
(m.a/express/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›