Darka e fundit me vrasesit
BERAT- Emigranti i ekzekutuar dy dite pas kthimit nga Greqia dyshohet te jete vrare nga disa shoke me te cilet do te darkonte mbremjen e se premtes ne Uren Vajgurore. Banoret e fshatit Morave, zone ne te cilen u gjet kufoma e 28 vjecarit Erjon Shuka mengjesin e se shtunes, kane deklaruar per policine e Beratit se gjate oreve te nates kishin degjuar zhurmen e nje makine, thirrje per ndihme dhe me pas dy te shtena arme. Numri i te shtenave konfirmohet edhe nga plaget e plumbave ne trupin e viktimes, qe kane qene dy, njera prej te cilave ne zemer i ka sjelle vdekjen e menjehershme. Keto detaje kane shtuar se tepermi misterin per ngjarjen, pasi ne polici 28-vjecari nuk ka asnje precedent penal apo dosje. Te afermit e te ndjerit kerkuan dje nga shteti qe te zbardhet ngjarja dhe te arrestohen autoret e dyshuar te krimit. Ne momentin kur ka dale nga banesa, sipas tyre Erjoni ka pasur vetem 10 euro ne xhep, nderkohe qe policia ka pak dyshime qe krimi te kete ndodhur per motive grabitjeje.
Krimi i bujshem qe tronditi banoret e qytezes se Ures Vajgurore ka perfshire ne aksion policine e Beratit qe ka nen administrim operacional kete zone. Fillimisht eshte pritur fjala e ekspertizes paraprake ne morg, nga ku ka rezultuar se viktima ishte qelluar me dy plumba pistolete tip "TT" dhe nuk kishte shenja te tjera dhune. Burime zyrtare te policise thane se deri dje ne mbremje jane shoqeruar 20 persona banore te Ures Vajgurore, pjesa me e madhe shoke te viktimes. Bazuar ne deshmine e familjareve, Erjoni do te takonte rreth ores 19:00 disa shoke te tij, ndersa oret e vona nuk i eshte pergjigjur me thirrjeve telefonike pasi celulari ishte jashte sherbimit. Te marre ne pyetje per disa ore gjate dites se shtune dhe dje, shoket e 28-vjecarit kane deshmuar se ne mbremje Erjoni ka pire me ta kafe ne nje lokal dhe me pas u ka thene se do te darkonte me disa persona te tjere, po shoke te tij. Por i riu nuk u ka dhene asnje emer, nderkohe qe te shqetesuar familjaret identifikuan ne morg pasditen e se shtunes kufomen e djalit te tyre. Nje nga pistat qe po hetohet eshte ajo e vrasjes per hakmarrje te Erjon Shukes, per shkaqe qe ende nuk dihen. Mendohet se i riu gjate darkimit me shoket mund te jete perfshire ne ndonje konflikt, por nuk mohohet edhe perpjekja per ta grabitur, apo ndonje borxh i mundshem i meparshem. Krimi eshte cilesuar mafioz, pasi mendohet se 28-vjecari mund te jete marre peng ne makine dhe pasi eshte derguar afer lumit Osum, eshte ekzekutuar. Familjaret thane se Erjoni nuk ishte ankuar asnjehere per ndonje problem dhe se nuk kishte konflikte. Po keshtu policia nuk e njeh si kontingjent kriminal, duke bere qe ngjarja te vishet me mister. Ekspertet shpresojne te gjejne gjurme te autoreve ne trupin e viktimes dhe priten rezultatet e analizave te kampioneve te marra.
"Te zbardhet e verteta"
Familjaret, miqte dhe te afermit e Erjon Shukes, i kane dhene dje te riut lamtumiren e fundit nepermjet ceremonise mortore te zhvilluar ne mesdite ne lagjen "Guri i Bardhe". Megjithe perpjekjen per te mesuar me teper rreth opinioneve te tyre per ngjarjen, te afermit jane shprehur te rezervuar. Ata deklaruan se Erjoni nuk ishte njeri problematik ne shoqeri apo ne sjellje dhe se s'kishte konflikte. "U kthye te enjten nga Greqia ku qendronte prej 14 muajsh dhe u largua rreth ores 19:00 te se premtes per te takuar shoket. Me tej nuk dime gje. Duam qe shteti te zbardh ngjarjen dhe gjeje autoret e krimit", thane pjesetaret e familjes Shuka dje per gazeten "KJ". Zija ka pushtuar familjen Shuka sapo eshte vertetuar se personi qe ishte gjetur i vrare mengjesin e se shtunes ishte pikerisht Erjoni. "E pritem gjate mbremjes se premte dhe as ne telefon nuk na u pergjigj", shprehen familjaret. Identifikimi i kufomes ne morg eshte bere nga babai dhe motra e te ndjerit.
Mungesa e dokumenteve e kthyen nga emigrimi
Erjoni ishte kthyer ne banese diten e enjte, pas nje emigrimi 14 mujor ne Greqi. Pamundesia per te gjetur nje vend te sigurt pune ne qytetin e tij te lindjes, Uren vajgurore, duket se e ka ndjekur dhe ne emigrim 28 vjecarin. Ështe strehuar tek te afermit dhe per me shume se nje vit ka bere pune te ndryshme ne bujqesi. Por emigrimi i 28 vjecarit nuk ka vazhduar me gjate, pasi nuk ishte i pajisur me dokumente te rregullta. Duke pare se muaji dhjetor ishte pushim, Erjoni ka vendosur te kthehet nga Greqia. Por ne familje ka qendruar vetem nje dite, pasi te premten eshte zhdukur derisa u gjet i pajete nga nje bari i fshatit Morave. Familja Shuka nuk ka te ardhura te medha financiare qe te conin ne vrasjen me motiv grabitjen e te riut. Po keshtu dhe vete viktima diten e krimit nuk ka pasur me shume se 10 euro ne xhep, duke ngritur nje mister per autoret dhe shkaqet. Per ngjarjen e ndodhur policia thote se hetimet vazhdojne te jene te shtrira ne disa pista, perfshire ate te nje grindje te castit dhe ndonje hakmarrje te mundshme.
E. Hazizolli