E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni antidroge, policia hetimet e 2 vjeteve

MILANO - Shume shqiptare jane arrestuar, dy dite me pare ne kuader te nje operacioni antidroge. Gjate dites se djeshme, kreu i operacionit ka dhene sqarime dhe detaje rreth operacionit te madh antidroge qe u ndermor ne veri te Italise, ku u arrestuan 49 vete, shume prej te cileve shqiptare. Sipas policise kreu i kesaj organizate te stermadhe qe sillte droge nga Holanda ishte nje shqiptar, me inicialet Z. N. Operacioni u krye pas hetimeve te gjata me shume se 2-vjecare tha policia. Organizata kriminale e shperbere, kishte dege te trafikut te saj te droges edhe ne Alsase te Frances, Holande, Zvicer, Gjermani dhe Shqiperi. Gjate kontrolleve jane sekuestruar 25 kg kokaine. Sipas prokurorise se Milanos, ne krye te kesaj organizate, ishte shqiptari me inicialet Z. N., me banim ne Guaxante, i kerkuar per trafik droge edhe ne Bazel te Zvicres. Nga hetimet eshte arritur ne perfundimin se, ai siguronte heroinen nga Shqiperia dhe kokainen nga Holanda, fale lidhjeve qe kishte me bashkatdhetaret e tij.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›