E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia ne kaos nga protestat

Shkallezim i dhunes ne Greqi pas vdekjes se nje djali 15 vjecar gjate nje nderhyrjeje te policise ne Athine. Dhuna ka precipituar dje ne permasa dhe te medha ne Athine dhe ne Selanik. Jane te pakten dhjete mije vete qe po protestojne gjate dites se sotme duke i vene zjarrin konteniereve te plehrave, duke thyer xhamat e dyqaneve ne bulevardin "Aleksandra" te kryeqytetit Athine, si dhe duke i vene zjarrin makinave. Forca te shumta policore shoqerojne thjesht protestuesit duke mos guxuar te nderhyjne per t'i shperndare ata, me friken se mos ndodhe perseri nje incident i ri dhe tragjik si ai i dites se shtune.

E njejta pamje edhe ne Selanik, ku ne qender te qytetit prej ores 13:00 te mesdites se djeshme kane vazhduar konfrontimet e grupeve anarkiste me forcat policore. Sipas mediave greke jane disa mijera protestues te cilet sulmuan per here te dyte brenda disa oresh rajonin e policise ne qender te qytetit.

Kryeministri grek Kostas Karamalis dhe Presidenti grek, Karolos Papulias i kane derguar telegram ngushellimi familjes se nxenesit 15-vjecar Andrea Aleksandros Grigoropulos, qe u vra nga plumbat e policit grek 37-vjecar. Ky i fundit u arrestua dhe akuzohet paraprakisht per vrasje me dashje dhe bashke me te edhe nje polic 31-vjecar, nen akuze per bashkepunim ne vrasje. Policia dhe mediat greke nuk i publikuan emrat e dy te dyshuarve.

Per vete faktin se mijera te rinj qe u konsideruan si anarkiste, kane mbushur rruget e Athines, demet jane shume te medha. Deri dje ne mesdite bilanci i demeve ne kryeqytetin helen ishin 100 dyqane te shkaterruara, 50 makina te djegura dhe 16 dege bankash te demtuara. Perleshjet u shkaktuan pasi policia vrau mbreme nje adoleshent. Pothuajse te gjitha forcat e policise se Athines jane te mobilizuara dhe ne gjendje gatishmerie pasi pritet qe perleshjet te vazhdojne edhe gjate dites se sotme.

Edhe ne Selanik pamjet qe transmetojne mediat greke tregojne per deme te medha qe jane shkaktuar dje ne mbremje ne qender te qytetit, ku jane djegur godina te degeve te bankave, dyqane dhe makina.

Si nisi

Cdo gje ka filluar te shtunen kur nje patrulle policie ka kaluar ne qender te lagjes "Eksarhia" ne Athine dhe eshte sulmuar, sipas versionit te policise greke nga nje grup te rinjsh prej 25 vetesh, te cilet kane hedhur shishe birre mbi makinen e policise dhe me pas kane ofenduar policet greke.

Nje prej policeve ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar per vdekje ne drejtim te nje adoleshenti, Andreas Grigoropulos, 15 vjec i cili ka gjetur vdekjen pas disa minutash.

Por, sipas deshmitareve okulare te rinjte kane qene shume me pak dhe vetem kane share patrullen e policeve greke teksa po kalonin ne lagjen "Eksarhia", epiqendra e disa grupeve anarkiste ne Athine. Sipas deshmive te policeve, njeri prej tyre ka qelluar dy here ne ajer dhe njehere ne toke. Ky ka qene edhe plumbi qe i ka marre jeten adoleshentit 15 vjecar.

Pershkallezimi

Pas kesaj Athina eshte shnderruar ne nje arene lufte. Anarkistet dhe forcat e police jane perleshur gjithe naten me bomba molotov, gure, jane djegur banka dhe makina. Ne fillim protesta filloi si nje marshim drejt rajonit te policise, me pas jane ngritur barrikada ne rruge per t'u perleshur me forcat e policise greke. Atmosfera ka qene teper e tensionuar, ne rruge, degjoheshin hedhjet e bombave molotov nga anarkistet dhe bombat me gaz lotsjelles qe hidhte policia greke.

Perleshjet mes protestuesve dhe policise u perhapen edhe ne qytetin verior te Selanikut si dhe ne ishullin e Kretes ne jug.

Dhuna beri qe ministri i Brendshem Prokopis Pavlopoulos te jepte dje doreheqjen por kryeministri Kostas Karamanlis e refuzoi ate. Pavlopoulos shprehu keqardhje per incidentet dhe tha se ka filluar nje hetim. Ministri i brendshem premtoi ndeshkim te jashtezakonshem per policet qe ishin te perfshire ne vrasjen e te riut.

Vetequhen anarkiste

Rruget e qendres se Athines jane nxire dhe jane plot e perplot me xhama te thyer pas trazirave nga ata qe e quajne veten anarkiste duke protestuar kunder vrasjes se nje te riu nga policia. Zjarrfikesit ende po fiknin zjarrin ne nje qender tregtare trekateshe qe ishte nder me shume se 20 qendra te tilla te djegura.

Protestat e dhunshme vazhdojne

Qindra demonstrues kane hedhur gjate dites se djeshme bomba me nafte mbi policine, kane thyer dritaret e dyqaneve dhe kane djegur dyqane e makina ne dy qytetet kryesore te Greqise. Protestat filluan te shtunen ne mbremje ne kryeqytetin grek pasi policia kishte qelluar nje adoleshent. Protestat, me te medhate ne shume vite, u perhapen me shpejtesi edhe ne Selanik e qytete te tjera.

Ofrohet doreheqja

Ministri i Brendshem ka bere thirrje per vetepermbajtje dhe ka ofruar doreheqjen. Kryeministri nuk e ka pranuar largimin e ministrit te brendshem. Dy police jane arrestuar lidhur me sulmin ndaj adoleshentit dhe akuzohen per vrasje dhe ndihme ne vrasje.

Trazirat e dhunshme e perfshijne Greqine

Pergjigja, gaz lotsjelles

Protesta te dhunshme kane perfshire disa pjese te Greqise pasi policia qelloi me arme zjarri nje adoleshent. Ne Athine policia i eshte pergjigjur protestave me gaz lotsjelles pasi qindra te rinj sulmuan me gure veturat e policise dhe dyqanet. Trazira jane raportuar ne qytetin e Selanikut dhe pjese te tjera. Qeveria greke ka shprehur keqardhje per incidentin duke thene se hetimet po zhvillohen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›