E Diel, 1 Nëntor 2026

I iken policise per 10 minuta

TIRANË - Arratiset nga komisariati por pas dhjete minutash vihet serish ne pranga. Ngjarja ka ndodhur ne Komisariatin numer 6, ne Tirane, kur Selim Rama, 20 vjec, pasi eshte shoqeruar per ne ambientet e policise, eshte larguar duke mos ju bindur urdhrit te dhene nga oficeri i policise, qe ndodhej aty. Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme, nga burimet zyrtare te policise se kryeqytetit, te cilat thane se, 20-vjecari Rama kishte kundershtuar Krenar Veizin, roja i shkolles se mesme ne Yzberisht, ne kryeqytet, duke tentuar qe te hynte ne brendesi te ambienteve shkollore. Policia tha se, arrestimi i tij u be me akt motivimi te vecante, per shkak te rrezikshmerise se personit.

Arratia

Ne pritje qe te merrej ne pyetje, per shkak te kundershtimit te rojes, Selim Rama, eshte larguar nga vendi ku ishte lene, ne ambientet e komisariatit numer 6, ne kryeqytet. Duke u larguar, ai ka kundershtuar dhe urdhrin e dhene nga oficeri i rojes qe ndodhej aty, 43-vjecari Agim Bushi dhe eshte zhdukur. Por oficeri ka dhene menjehere alarmin per largimin e personit te shoqeruar. Dy patrulla te uniformave blu te kryeqytetit, jane vene ne ndjekje te tij, duke e arrestuar vetem pas 10 minutash, duke u munduar qe te largohet nga policia. Menjehere ndaj tij, eshte ekzekutuar arrestimi ne flagrance, duke i vene pranga dhe me pas e kane shoqeruar per ne qeli.

Sherri

Dy dite me pare, Selim Rama, kishte shkuar ne shkollen e mesme te fshatit Yzberisht, duke u perpjekur qe te hynte brenda. Por roja, Krenar Veizi, 38 vjec, nuk e ka lejuar ate qe te shkelte ne ambientet e brendshme te institucionit shkollor. Ne kete moment, 20-vjecari Rama, ka kundershtuar rojen, efektiv te policise. Ky i fundit ka njoftuar menjehere koleget e tij, te Komisariatit numer 6, cilet kane shkuar menjehere duke e shoqeruar te riun, per ne ambientet e policise me qellim marrjen ne pyetje. Por dhe ketu, 20-vjecari eshte mundur qe te largohet nga policia, por eshte vene ne pranga pak me pas. Ndaj te riut jane ngritur akuzat e "kundershtimit te punonjesit te policise se rendit publik" dhe "mosbindje ndaj urdhrit te punonjesit te policise se rendit publik". Nderkaq qe dosja, i ka kaluar Prokurorise se Tiranes.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›