Trafiku, bien ne "rrjete" 291 klandestine
Gjirokaster- Dimri nuk i ka trembur aspak emigrantet qe tentojne kalimin si klandestine te kufirit shqiptaro-grek. Policia e Gjirokastres deklaroi diten e djeshme se pergjate muajit nentor te ketij viti ka mundur te kape ne kufirin e gjelber se bashku me homologet helene, 291 persona pa dokumente qe jane kthyer mbrapsht. Raporti vjen nga stacionet e policise kufitare ne Kakavije, Sopik dhe Carshove. Gjate kesaj periudhe jane proceduar nga Sektori i Antitrafikut 2 persona per vepren penale te "dhenies ndihme per kalimit te paligjshem te kufirit me qellim fitimin", dhe 2 te tjere per vepren penale te "falsifikimit te vulave, stampave, apo formulareve". "Per te goditur kete trafik, eshte zhvilluar nje operacion i perbashket me policine e Janines, i koduar "Rrjeta e Gjelber 7", thane drejtues te policise kufitare ne Gjirokaster per gazeten "KJ". Per te rritur forcen goditese, policite kufitare kane zhvilluar takime te shumta dhe kane rritur forcat ne brezin e gjelber gjate muajit qe kaloi. "Aktualisht po perqendrohemi ne marrjen e masave per festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, per te shmangur radhet e gjata ne pikat kufitare dhe fluksin e emigranteve", thane zyrtare te policise vendore.
B. Kore
B. Kore