Darvinizmi; teori e ndërgjegjes së sëmurë
Shoqëria shqiptare dhe ajo mbarë botërore po përjeton çaste vendimesh kontradiktore me ndërgjegjet e tyre. Edhe pse mbi 80 % e njerëzve besojnë ekzistencën e një Krijuesi dhe krijimin nga Ai, nëpër literaturat që jepen si në arsimin fillor e tëvjeçar, ashtu edhe në atë të mesëm dhe të lartë, akoma mbështetet ideja e evolocionit, ide kjo e hedhur në shesh nga Darvini dhe të tjerë si ky por që akoma vazhdon të ketë ndikimin e saj edhe pas shumë shekujsh.
Ajo që të çudit më shumë, është se edhe vetë ata që e shpjegojnë një gjë të tillë nuk e besojnë. Para disa ditësh një i njohur i imi, student në fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, më tha se në mësim kishin temën e evolucionit dhe me diktoi fjalët e pedagogut në klasë. Fjalët e pedagogut, një emër i dëgjuar edhe i politikës shqiptare ishin këta: “Shumica juaj e di që nuk e besoni këtë që unë do tju shpjegoj. Por unë këtu shpjegoj shkencë. Ju duhet ta mësoni me dashje ose pa dashje. Do të vlerësoheni për këtë, kështu që jeni të detyruar të mësoni.”. Mu duk për të ardhur keq imponimi i një ideje shurdhe dhe të pa kokë për një brez që shikon në një horizont krejt ndryshe nga ai se çmendojnë ata që mundohen të fusin në kokat e njerëzve akoma ato ideologji apo teori që mbetën thjesht nëpër faqet e mesjetës, ndërkohë që shumë shkencëtar të kohës, me studime ku përdoren aparaturat më të sofistukuara i kanë hedhur poshtë.
Kjo periudhë në të cilën vendin e kërkimit, analizës dhe ndriçimit shkencor e zuri imitimi i verbër dhe vendin e mendimit shkencor, një shabllonizëm me çmim të lirë, do të kujtohet me keqardhje nga brezat e ardhshëm. Në këtë periudhë, materia u pranua si copëra gjërash të hedhura dhe përplasura andej-këndej nga erërat e rastësisë, gjallesat u panë si një kafshatë e zakonshme që përtypej nën dhëmbët e pamëshirshëm të “seleksionit natyror”, kurse njeriu u poshtërua duke u vënë në rolin e një spektatori të pafat të ulur në tribunat e kësaj arene vdekjeje; e një spektatori të pafat, të dënuar për t’i soditur, dëgjuar dhe përjetuar të vgjitha këto.
Fatkeqësisht nëpër auditoret e mësimdhënies në shkollat tona, biologjia na paraqitet sot si një fantazi e ngritur mbi teori të pavërtetuara, në krye të të cilave qëndron, pa asnjë dyshim, teoria e evolucionit. Darvinizmi është një teoriqë kurrë nuk do të mund t’i atribuohet një personi të vetëm, qoftë ky Lamarku ose Darvini. Veç atyre që e patën hedhur në shesh këtë teori në shekullin e kaluar, sot janë neodarvinistët të cilët për ta provuar evolucionin apo për ta mbështetur Darvinin në teorinë e tij, janë duke zhvilluar teorira që sa herë njëra prej tyre nuk zë, zëvendësohet nga tjetra. Ajo që të shqetëson son, është se kjo teori e pavërtetuar si dhe teorizimet e tjera ndihmëse, u mësohen nxënësve e studentëve si të vërteta shkencore të provuara përfundimisht në të gjithë sistemin arsimor. Dhe ç’është më e keqja, kjo bëhet me imponim, duke e detyruar mësim marrësin që ti bindet diçkaje që ai nuk e pranon dhe duke mnos i dhënë as të drejtën më të vogël të debatit pasi në këtë mënyrë mund të rrezikohet një vit shkollor.
Pretendimet e Darvinit dhe të mbështetësve të tij, mund të kundërshtohen shumë thjesht nga një person që përdor sado pak logjikën e shëndoshë dhe objektive. Fakti që njeriu ka fytyrë, sy, vesh etj, si dhe majmuni, nuk do të thotë aspak se njeriu ka rrjedhur nga majmuni. Gjithashtu, fakti që në disa lloje gjallesash ka organe të njëjta, nuk tregon se ato gjallesa kanë rrjedhur nga njëra tjetra. Në gjithësi ekzistojnë shumë specie me të cilave ka shumë ngjashmëri, sepse të gjitha gjallesat në ndërtimin e tyre, bazohen në katër elementë: azot, karbon, oksigjen dhe hidrogjen.
Nga leksioni që miku im më foli, pedagogu në fjalë po shpjegonte teroinë e Lamarkut, sipas të cilit te llojet e gjallesave, cilësitë e fituara me kalimin e kohës u kalojnë brezave pasardhës me anë të rrugës së trashëgimisë. Lamarku pretendon se nëse babai është peshëngritës dhe ka muskuj të fuqishëm, edhe fëmija e tij do të lind me muskuj të tillë. Mirëpo i biri i tij nuk lind aspak me muskuj të zhvilluar ose më saktë, gjatë rritjes tek ai nuk vihet ndonjë përjashtim në zhvillimin e muskujve në krahasim me bashkëmoshatarët që kanë lindur nga prindër me një zhvillim muskulor të zakonshëm. Që edhe i biri të bëhet peshëngritës, duhet të strëvitet si ai. Lamarku pretendon se gjirafës i është zgjatur qafa, në mënyrë anormale pasi ka nevojë të arrijë degët e larta. E cila është ajo kafshë bimëngrënëse që nuk kërkon të hajë gjethet e bimëve të larta? Pse vetëm gjirafës ti zgjatet qafa? Edhe dhitë ushqehen vazhdimisht me degë e gjethe pemësh, mirëpo qafa e tyre nuk u është zgjatur. A nuk do të deshte gjarpri të ecte me këmbë por të zvarritej në tokë? Darvini ka një pikëpamje, sipas të cilës “këmbët e gjarprit janë atrofizuar me kalimin e kohës”. Kontradikta këtu është aq e hapur sa mund ta vë re kushdo. Çe ka shtyrë gjarprin me këmbë të mos i përdor ato, të kthehet në zvarranik, pastaj duke u hequr zvarrë, ta përdorë qafën për tu zgjatur? Nga njëra anë i ka këmbët por nuk i përdor dhe, nga një kafshë më e lartë, kthehet mbrapsht në një kafshë më të ulët. A nuk ka kontradiktë këtu? Përgjigjen e kësaj ia lë ta gjykoj çdo ndërgjegjeje të pastër, që akoma është në gjendje të përdor logjikën për të kuptuar vijimësinë e jetës, burimin e njerëzimit dhe fundin e tij, rrugën që përshkon nga një fole e vogël që është barku i nënës, në urën tokë dhe në fund pë të arritur në destinacionin përfundimtar që besoj se është lumturia hyjnore.
ramadancipuri@gazetastart.com