E Hënë, 2 Nëntor 2026

VILHELME VRANARI(HAXHIRAJ) VJEN NË LETËRSI SI ANTIGONA E LASHTËSISË...

Ka ndjerë lëvizje shpirti.Ardhur nga mjegullina qiellore.Rrëzoheshin kështu meteorë.Brenda atij shpirti, goditje galaktikash.Pika e vesës.Përmbi varrin e askujt.Pika e lotit përmbi krahë-drurësh lakuriq,tatëpjetë bregut po zbret.Shkapërdredhur.Kështu nis një rrëfim,poetja dhe shkrimtarja Vilhelme Vranari(Haxhiraj).U shkërmoqën ëndërrat.Tim vëllai ju shprehen:”Ti nuk e meriton se je reaksionar!Kë?Fletën e nderit.Dëshmi vajtimtarësh.Deti brenda meje,lëviste shpirtin.Poeti me emër brilantësh,Xhevahir Spahiu ka sjellur këtë dëshmi :”Për Vilhelmën,qielli ishte i vranët,ashtu si mbiemëri i saj(Vrana).Kritiku Fisnik Sina:”Vilhelme ka vrarë frikën...Sërish Xhevahiri shprehet:”Vilhelme vjen në letërësi si Antigona e lashtësisë për të pajtuar shpirtërat e lënduar të shqiptarëve...E nxë dot vallë pena ime, rrëfimin e saj?Dritëzimi njeh,kohëardhjen në dimër të ’45, kohë që çau dheun.Atje sipër në kështjellë,tundeshin portat e llamrinës.Pasardhëse e familjes princërore të Gjergj Aranitit.Në kështjellën ku vuri këmbën kryetrimi ynë Skënderbeu.Ardhë Skënderbue zemër trimi,për Donikën.Atje në çaire,Skënderbeu mbolli dhjetë rrënjë ullinj.Kurorën e vendosi në Ardenicë.Ahengu mes ullinjëve,portokajve dhe mjaltit të Kaninës.Shtëpinë e dogjën nazistët në luftën e dytë të përbotshme.Më vonë u ndoqëm fare nga kështjella,toka u sekuestrua.Kohë ngatëruar me internimet,xhaxhai,babai krejt fara e Vranarajve dëbohej nisej në internime.Aty nga viti 1966,kur ishte duke kryer shkuar drejt përfundit të studimeve në UT,ju hoq e drejta e studimit si një familje e persekutuar nga rregjimi.
-Cfarë ngjau me ju Vilhelme,kur ra tërbimshëm kamzhiku i ditëve të thinjura?Vilhelme gjegjet:”Një jetë që ngryset mbi gjilpërë.Koha karakatinë.Cfarë quhet vrasje.Vrasje ëndërrash,është krim,vyrtytesh,buzëqeshjesh.Aty nga vitet ’70 i dërgova një letër prokurorit të përgjithshëm,arsyeja ishin ndërprerë dhunshëm studimet.Nënë e dy famijëve në 1975 mbrojta temën “Krahinat autoktone të jugut”.Synoja një punim shkencor kundër tezës së hedhur vorioepirote ku përmendja dhe Camërinë.Me toponime,vende,ngjarja,histori.Kjo i shërbeu dekanatit si shtysë për të bërë kërjkesë për të filluar punë në arsim.Më thirrën në Komitetein Ekzekutiv.Kë bërë një kërkesë për tu punësuar në arsim.Isha degëdisur me 165 kuadro dhe internuar me 16 gusht ’66.E ka bërë dekanati,plotësova.Po e bënë dot luftën e klasave?Luftën e klasave ka kush e bënë se kam hequr në kurriz.Zyrtari komunist:”Ti nuk je e aftë të bëshë luftën e klasave,s’ke të drejtë të ushtrosh zanatin.Dhimbshën na lanë të presim.25 vjet endje me gjilpërë.Në 1991,isha ndër katër gratë e para, që kërkuam dritëzimin e lirisë dhe sidomos të gruas.Në 21 prill 1992,i paraqitëm si shoqatë grash,parlamentit shqiptar,kërkesat tona të cilat Arbënori i lexoi pikë për pikë.Pjesmarrjen e grave në jetën shoqërore,politike,heqjen e turnit të tretë për gratë,javën 5 ditëshe,kompesim i dyfishtë kur punohet të shtunë,të dielë,legalizmin e emigrantëve,bashkimin e tyre familjar,rritjene pagës ,lejen e shtatzanisë.Kam qënë kryetare e gruas për 8 vite në qytetin bregdetar.Kthen retë e rënda të shiut,kur më parë mungonte vrapimi i erës,më 3 shtator ’97,largohem nga arsimi isha zvdrejtore dhe ai mot ishte dhe mbeti njolla më e ertë në mëndje dhe fytyrën e këtij qyteti historik.Rrëmova kujtesën dhe pash kohë, që puqeshin dhe ngjasonin si dy binjakë.Para ‘91 dhe pas 97.Guxoj dhe e pyes,kur ajo zhytet në heshtje:Si u shkruajt loti nuk ka faj?Loti nuk kishte faj ai ishte brenda meje i mpiksur prej kohe.Ishte shprehje e ëndërrës.Bardhosh Gaçe i merr poezit dhe i dërgon tek botuesi.Në 1996 isha kthyer nga Italia.Ferhat Cakërri më shprehet:”Urime,u shtua edhe një poete.Cfarë ishte loti?Shprehje e dhëmbjes,shprehje e gëzimit,shprehje e dashurisë për jetën.Brenda lotit ishin 70 fletë,me 55 poezi.
-Në ç’kushte lindi romani:”Dhëmbje nëne”?Nëpër rrugë gjëmonin kallashë.Ishte mars’97.Përtej qelqeve të shtëpisë pashë se si digjeshin vlerat,biblotekat,muzeu,si grabiteshin amforat,si ikte nëpër atë kohë rrëmujshme,historia jonë.Ndoshta mesditë mundet të ketë qënë.Në skrivani lash atë natë, njëzet fletët e parë të romanit.Kohëpritja zgjati rreth 3 muaj,ku u mpiksën plot 211 fletë.Shkrimtari kosovar Rifat Kukaj i shkruante redaktorit të këtij libri O.Grillos.”...Midis librave,që mora nga Shqipëria më pëlqeu romani i vlonjates, që titullohet “Dhimbje nëne”të tjerët e kanë një mesatare,po librat e bukur shkruhen rrall,ç’të bësh...”.Si rrugëtova me fletët e këtij libri.Gjeta ‘Toenën”.E dorëzova, u ktheva në qytetin tim të trazuar nga kohërrëmujat politike.Odhise Grillo merr telefonin dhe pyet:”Dua zonjushen Vilhelme?Shton :është nder që më ka rënë në dorë ky dorëshkrim.Zotëri ju gjegja:”Jam 54 vjeçe,jo zonjushe.S’ka rëndësi,letërsia mbruhet më mirë,Balzaku në moshën 60 vjeç...Shkroi:”Vilhelme vjen në sofrën e shkrimtarëve si një kirurge mirë,që me bisturin e saj operon plagët e vjetra dhe të reja,që pësuam...Në fakt ishte dhëmbja e një nëne,që rrëfem jetët e të bijës ,që shkoi e përmalluar përtej jetës me një arsye absurde,e ndaluan në dashuri,vajza dhe djali ishin dy botë të ndryshme.Pas u dritëzua romani më nxorrën nga puna.Pësova hemorragji cerebrale.Prurja më e afërtë në atë kohë ishte novela “Mamaja”.Një novelë me një rrëfim prej 48 fletë.Cfarë trajton,ajo erdhi në jetë si gjithë gratë e tjerë,por nga barku i saj nuk doli asnjë fëmijë,burrin ja kurthuan përtej murreve,8 vite burgim për këtë arsye lemeritëse:”Nuk pi dolli tha,për mustaqet e muzhikut Stalin!”.Novelat e tjerë që rrodhën janë: “E paragjykuara”,”Gjykimi pas vdekjes”,”Viktima”,”Njerka”,Vetmohimi i një gruaje”.Duke vënë në pah gruan ngrihet me një forcë kundër mohimit të të drejtave të grave,që dikatura i bëri pronë.Sipas autores femra është e paragjykuar,fatin e saj e kanë paracaktuar të tjerët.Autorja ngrihet kundër ligjeve të shkruar,të pashkruara,që shkatërrojnë qysh në embrion dashurinë.Tek “Njerka”autorja sfidon egozimin njerëzor të atyre me botë të vogël,sipas të cilës njerka s’bëhet dot nën,po je grua,je dhe nënë dhe po je nën jep shumë dashuri.Si poete gazetari Halil Rama shkruan:”Trasat e bredharakëve,e mbirë mbi shpinën e një gruaje,është më e rëndë se prangat në duartë e një burrri”.Si prozatore Vilehlme shfaqet me skicat letrare “Fundvjeshte 99”,”Dimër 2000”,”Pranvera 2000”,”Mbrëmje vere”,”Atje ku jetojnë zanat”,”Vetëm blu”.Kur Vivaldi i derdhte këto nota në pentagram.Vilhelme i jepte të gjalla,bukurit mahnitëse të mëmës natyrë.Ditët e vjeshtës së poetëve,stinën e mërzitshme të dimrit,rikthimin e jetës në pranëverë.Ruan ende në kujtesë shtëpinë dykate në Qishbardhë,ku u fal edhe Skënderbue,shtëpia me baçe ku në përfundim të saj ishte një rrugë e vjetër romake me kalldrëm.Kopshti ku zverdheshin shegët,fiqt dhe portokajt e ullinjtë nxinin në dimërziun.Ngjiteshe në të përpjetë.3 porta ishte shtëpia.Në portën e parë fabrika e vajit,shtëpia e miqëve zopane,ka shkruar edhe Ali Asllani,2 dhoma zjarri njëra orientale me shilte tjera me karige.Tek e dyta oborri me mozaik me koçekët e drithit,në tjetrën grazhdët.
Bilanci:Në 10 vjetë krijimtari 16 libra.8 romane,2 vëllime poetike,1novelë,1vëllim tregim, skica ,3 libra fabula për fëmijë,gjënden në botim romani:”Apokalipsi i një dashurie”,”Fabula dhe gjeagjëza për fëmijë “E dini,ç’emër keni?ku paraqes kohën nga sekondi tek e fundit në formën e një peme,ku shekullin e kam bërë me 10 kate.Disa tituj:”Kush e vrau Kaftanazin?”,”Silueta”,”Dua gruan dhe fëmijën tim”,romani “Jetë në udhëkryq” botuar në 2001,ku pasqyron e pasojat e plagëve të vjetra,të reja me gjithë problemet sociale,në mënyrë të vecantë ngre paprekshëmrin e moralit.Në të gjitha veprat autorja përcjell një mesazh se jeta është e bukur,ndaj duhet jetuar.Librat e saj janë një kërkim i vazhdueshëm,një përpjekje e pandërprerë për një jetë të qetë,të lumtur,për një të ardhme më të bukur e shpresë.Në fushën e artit skenik ka vënë në skenë:” Atdhe”.”Shpresa sot jemi ne”.”Gëzuar festën mësuese,dhe ti nëna ime”.”Gjallesat e pyllit protestojnë”.Në fushën e përkthimeve ka gati tre botime librash të përkthyera nga italishtja:”Zbulimi i universit nga Bobos”,”Natën e mirë arush”,”Fabula të Ezopit”.Vilhelme ka rendur tek të gjitha gjinitë e letrave shqipe,duke gjurmuar tek përvoja e shkrimtarëve shqiptarë dhe atyre botëror.Por ku mendon se letërsia gjëndet brenda saj,me një fjalë gurgullon vetiu?Mbahet në dy gjini.Fabulat,që kanë brenda filozofinë dhe tek proza e gjatë siç mund të jetë romani.Në “sokakun e tij” ka rendur tre herë,pritet një lindje tjetër të tij.Tek “Toena” është në përgatitje trlogjia “Vështroni meduzën”.Përmbledhja e tre romaneve,ku bëjnë pjesë :“Prolog jete”,”Vështroni meduzën”,”Dilema e së nesërmes”.Mbritja këtu është aritur gjatë një punë prej 14 vite raskapitje.Cfarë është kjo trilogji?Ëndrra dhe zhgëndrra,ku lufta e të kundërtave mes dashurisë,urrejtjes,reales,e vërteta dhe gënjeshtra,e dukshmja dhe e padukshmja,jeta dhe vdekja ngërthehen në ngjarje me aq vërtetësi sa do të shprehin ndoshta Shekspirin,me gjuhën e saj letrare shkrimtarja Vranari shprehet se në këtë vend ku s’kishte skllavopronarë,kishte skllevër,ku vend i begatsëhm ishte një burg ku kishte vetëm të burgosur.Në këtë vend të lashtë çdo ditë zhapiku i urrejtjes zgjatej në lartësi,djalli dërgonte urrejtje duke i shpurë njerëzit në varreza dhe varre të paemër.Ky vend,ku liria paguhej më shtrenjtë se jeta,ku nuk kishte pushtues dhe nuk luftohej kjo toka u la nga lumenj gjaku.Shkrimtarja thotë:”E sotmja tronditëse nuk më le të harroj të shkuarën e hidhur dhe të mendoj për të nesërmen në dilemë”.Ku e gjeti frymëzimin për këtë libër të gjatë.Duke hulumutuar në arkivë gjeti matëriale shekullore ,mund ti bënte libër historie,por mendoj se romanizimi i tyre do të jetonte më gjatë.Fillon me shekullin e 15 me familjen e Gjergj Aranitit me fatin e famijëve të tij,me luftën e dytë të botës dhe jetën ndoshta autobiografike,që mund të jetë jetëshkrimi shumë jetëve shqiptare.E veçantë e kësaj grua fisnike nuk është tjerrur tjetërkund.U gjetë në portat e letrave shqipe aty rreth moshës 52 vjece.Brenda 10 viteve hodhi në qarkullim 16 libra,botime të formave dhe përmasave të ndryshme,është një femër që ndërkaq nuk harron se ka detyrime familjare dhe dy fëmijë si ëngjej,vajza në emigrim dhe djali jurist.Unë e kam vrarë frikën e letrësisë dhe lexuesi le ta gjykoj,shprehet zj Vranari,shkrimtarja që bënë letërësi ndryshe atë, që e kërkon bota,kur në këtë vend ende shkrimtarët thyejnë pendat në “arën e socrealizmit”.Cfarë ka fituar nga librat?Një emër të mirë dhe ç’mund të fitoj një shkrimtar në një vend të varfër.Isha në Varreze të Italisë,aty disa poete italiane që e morrën vesh se kisha shkruar 16 libra më vështruan disi më ndryshe.Një poete japoneze më tha:”Ti që ke shkruar 16 libra duhesh të jesh shumë e pasur!Unë tha poetesha japoneze kam bërë dy libra dhe shpërblimi im ka qënën një vilë,veturë,një sekretare, që zbardhë fletët e librave të mi”.Shkrimtari Dionis Bubani e ka quajtur Vilhelmen se ka lindur shkrimtare,nuk u bë sot.Ka vendosur një gurë të rëndë në themele të letërisë shqipe.Teodor Laco shprehet “Një grua,një nënë,një zonjë e fisme që po troket në dyert e letërsisë shqipe.Visar Zhiti:”Jemi në Vlorë dhe para lexuesit kemi një autore vlonjate.Sot para jush qëndron “Petro Marko”me fustan”.Ministri i Kulturës Bujar Leskaj:”Nëse Gjirokastra ka Musine Kokalarin,qyteti ynë ka bijën e vet,Vilhelmen pa druajtje e quaj “Musine Kokalari e Vlorës”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›