Qëndra Historike e një qyteti historik në një gjendje të mjeruar
Qëndra historike e qytetit historik dhe turistik të Vlorës është sheshi i njohur i Flamurit.Vendi ku një grup historianësh i mbeten stoik argumentave se këtu është ngritur flamuri në ditën e bekuar shqiptare,një ditë vjeshte të fundit ,në nëntorin e dytë pas atij të Skënderbeut,që i përket vitit 1912.Qëndra historike brenda saj ka disa monumente ,disa vepra që i përkasin kohës.Mjegullinat e historisë nuk na e kanë larguar dot historin e këtij vendi,me emërtimin e tij të pazakont :”Sheshi i Flamurit”.Sheshi i Flamurit është një shesh i madh në dimesione,por që ka filluar zvogëlimin pas privatizmit të ish-hotelit turizmit të ri,që nuk u bë kurrë.Qëndra historike është “kafshuar” nga pak e përditë.Ishin vitet e një kohe diktature,kur në këtë shesh historik u muar vendimi dhe brenda tij nisën punimet e ndërtimit të një 10 katëshi,për një hotel-turizmi të ri.
Hoteli 16 vjet në pritje,një gërmadhë në qëndër të sheshit historik
Ndonëse nuk është regjistruar si kohë e ndërtimit,është prezenca e tij,në qëndër të sheshit historik të qytetit.Një gërmadhë me moshë 16 vjeçare,që bënë “hije” me 10 katet e tij.Është në epiqëndër të sheshit me lartësin e kateve, që mundohet të hijezoi monumentin e lartë, që përkujton ngjarjen shqiptare.Hoteli, që u ndërtua në kohën e diktaturës sot është një ndërtese me tulla e lartësi katesh 10, por ka njohur një kohëpritje aq sa ka zgjatur tranzicioni ynë,pra 16 vjet haresë e qëllimshme.Është një ndërtesë me plinta dhe murre tulle.Në pjesët anësore tullat kanë pësuar fatin e ngrehinave të tilla vjedhjen.Kjo ngrehinë shumëkatëshe u ndërtua në kohën e dikaturës me synimin e ngritjes së një hotel-turizmi,për qytetin detar si të gjitha ngrehinat e me datimin e asaj kohe,por arkitekutra vinte ndryshe,kurse lartësia e kateve ngjitej deri në 10.Një ngrehinë e këtill me 10 kate lërtësi përveçëse do të shtonte lartësin e ngrehinës hotel turistik, do të konkuronte kështu, monumentin historik, ndërtuar në vitet ’70 në sheshin e Flamurit.Rrëzimi i mureve të dikaturës e gjeti,hotel-turizmin mes shumë premtimeve.Në kohën e lulëzimit episodik të firmave,gjatë një konkurence midis “Cenaj” dhe “Vefa”,firma e parë e bleu hotelin nga pronarët.Ndërtesa mbeti në epiqëndër në kohën e breshërive të vitit ’97.Komisioni i aseteve të ish-firmave ja shiti biznesmenit S. Sh.Gjatë shitjes së ndërtesës për disa milion USD,është kryer rrethimi i saj duke ndihmuar në zvogëlimin e pamjes të sheshit të historisë.Është planifikuar për disa lloj ndërtimesh por efektivisht është një ndërtesë në qëndër të sheshit historik,që i shtonë zymtësin e tij.Ka patur kronika-tv,shkrime gazetash,premtime gjithfarëlloji,por hoteli qëndron si 16 vjet më parë siç e zuri koha,por me një ndryshim ka mbetur në atë gjëndje,por ka ndryshuar disa pronarë duke u shitur në atë gjëndje i heshtur,duke treguar se vlera e tij në fund shkoi në disa milion dollarë.Për fatin e mëtejshën të tij ende s’ka asgjë të saktësuar duke treguar se sheshit historik dhe qytetit, që vizitohet në stinë pushimesh nga qindra turistë do tu duhet të shkëmbejnë shikime me një gërmadhë 16 vjecare në qëndër të këtij sheshi.
Varri i Ismail Qemalit
Varri i plakut të Vlorës gjëndet në lulishten e sheshit të Flamurit.Lulishtja e sheshit të Flamurit është pjesë përbërëse e asamblit historik të sheshit.Varri i Ismail Qemalit është sjelllur këtu pas ndërtimit të lulishtes nga kryetari i bashkisë së asaj kohe, A. Asllani.Varri është në qëndër të lulishtes dhe brenda sakrofagut mbanë eshtrat e plakut të mirë.Në këtë varr përkujtohet në çdo 28 nëntor në Vlorë me lule,nderime për plakun e Vlorës.Me një të huaj këto ditë e shpura të shikonte varrin e Kryeministrit të parë shqiptarë dhe njeriut që ngriti flamurin në pavarësinë e Shqipërisë.Hymë në lulishten e vjetër.Stola të vjetër të lyer me bojë.Një gjëndje mjerane në këtë lulishte me kaq histori, që duhet rikonstruktuar ndoshta shpejt.Ujërat pas shirave të parë të vjeshtës kishin formuar pellgje.Rrugët e lulishtes ishin të shtruar me disa zeje të bardhë në formë mozaiku, por që midis tyre kishin formësuar dhera.
Lulishtja
Lulishtja ka drurë të vjetër gati në të rrëzuar me forma po aq epike sa vetë koha e ndërtimit të saj.Ndonëse ishin prerë me forma shkurret dekorative,lulishtja e këtij asambli paraqet një mjerim,në kuptimin më të mirë të fjalës.Ndërsa i huaji vrente këto pamja, që flasin shkoqur më tepër për një gjëndje, që duhet të ndryshoj në të ardhmen,unë ndjeja fytyrën të më skuqej.Një vend historik nuk mund ta ketë këtë lulishte ku pensionistët loznin domino,ca qytetarë flinin mbi dërrasat e thyera të ndenjësve
.Një përgjigje duhet të sjellin autoritet shtetërore si bashkia dhe të tjerët, që kanë vartësi këtë varr të plakut të Vlorës.Varri ka sipër një vepër në bronz të piktorit të shquar Odise Paskali,bërë në vitet ‘30.Varri i Ismail Qemalit u ndërtua në lulishten, që ishte pronë e Vlorajve.Eshtrat u sollën nga Kanina ku prehej në përjetësi pas shuarjes në Peruxhia në vitet 1919.Streha e parë e preheje ishte kopshti i teqesë së Kaninës ku preheshin edhe dy kryeministra shqiptarë.Që prej atyre viteve Ismail Qemali prehet në tokën e tij,në lulishten e sheshit historik.Por kjo lulishte ka vend, që të përmirësohet.Ujërat formojnë pellgje dhe stolat kanë mbetur ata të atyre viteve të shkuara,tanim të thyer.Pemët dekorative dhe pemët e tjera mbulojnë diellin,por pamja e tyre nuk është aspak e kënaqshme.As format e tyre.Varri ku prehet kryeministri i parë shqiptar ka nevojë për pak investime.Një konceptim më i qartësuar duke ruajtur historiken duhet të jenë në epiqëndër të këshillit bashkiak të këtij qyteti.Ardhja e turistëve dhe vizitat në varrin e tij bëjnë, që të rikonceptohet dhe të rindërtohen ca forma më të mira dhe me të pranueshme,se sa gjëndja ekzistuese që nuk afron jo më të shkuarën,por flet për një gjëndje trishtuese ku prehet aktualisht kryeministri i shtetit të parë shqiptarë.
Monumenti i pavarësisë dhe sheshi përpara tij
Monumenti i Pavarësisë është një masiv bronxi.Ka një lartësi 17 metra.Ngrihet në sheshin e Flamurit.Është një vepër artistësh ,ndërtuar në kohën e diktaturës.Monumenti është përuruar në vjeshtën e vitit 1972 në përvjetorin e 60 të shpalljes së Pavarësisë.Kjo vepër në bronx ka autorësin e katër skuptorëve shqiptar: Muntaz Dhrami,Shaban Hadëri,Kristaq Rama,Hektor Dule.
Pamja rreth e qark monumnetit është një trotuar me pllaka të thyera,dhe në disa vende me mermer të hequr.Në sfond të mermerit janë vendosur simbolet e partive shqiptarë ,ndonëse të hequra shumë herë nga bojatisjet.Smogu e mbulon jo rrall monumentin me grin e tij.Në cep të tij nuk gjenë asnjë vend ku të blesh këtë vepër në miniaturë.Vetë ca fotografë të afrojnë shërbimin e çastit në foto.Ku mund ta gjejë këtë vepër, më pyeti i huaji dhe i thashë asgjëkundi.A nuk duhej që në parmakët e lulishtes ku shiten rripa,xhingla-mingla të shiteshin portrete të I.Qemalit,piktura,punime të monumnetit në një shop të hapur ndoshta nga bashkia e qytetit.Kështu bëhet në çdo vend të botës.Qindra shqiptarë nga diaspora, që mbrijnë në këtë shesh ,mbeten të zhgënjyer kur nuk gjejnë një simbol të tij dhe ku më bukur se aty .Kur i thashë një arkitekti,përse në këtë qytet nuk projektoni një ndërtesë bankash apo biznesi të jetë në formën e flamurit,ai qeshi njerëzit sot, duan shtëpi miku im ,ndërsa ne para,por një ndërtesë e till në qytet jo vetëm që do të përbënte atraksionin më të madh,por do të ishte edhe një pikë ku të vrojtohej qyteti ,një pikë simbol i flamurit tonë,ku nuk do të mungonin as parat dhe as shitjet e pjesëve të saj.Bota nuk ka simbole shpesh herë i ndërton vetë ,ndërsa ne që i kemi na mungojnë idet,por më shpesh është vizioni i humbur.
Pamje të tilla do ti ndeshni rreth e qark monumnetit historik.Bashkia kishte vendosur disa kangjella sepse kishte vite, që pjesa e pasme e këtij është kthyer në një VC publike pa pagesë.Ende era e keqe vazhdon të të mbysë hundët.Kjo është qëndra historike e një qyteti historik.Kështu duhet të mbetet,apo një vizion më të qartësuar duhet ta ndryshojë fytyrën e saj.Mos ndoshta duhet një konkurs ndërkombëtar,për ta risjell historinë siç ka qënë dhe me dinjitet,sepse në këtë gjëndje ajo tregon vetëm pjesët e shëmtuara të saj.