E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çështjet Fetare në Mediat Shqiptare

Lajmet e diteve te fundit ne mediat shqiptare ne lidhje me ngjarjet ne Universitetin e Durresit jane bere njekohesisht dhe tematike diskutimi ne mailgrupin tone. Si rrjedhoje gjithesecili qe deshiron sipas interesit te temes shpreh mendimin e tij. Lajme te tilla me karakter fetar jane servirur jo rralle; ndonjeri qe ndjek vazhdimisht shtypin e ka shume te lehte te vereje se tema te tilla hapen ne menyre periodike nga mediat. Pa dashur te paragjykoj qellimin, pasojat e debateve te tilla ne menyren se si jane trajtuar, per mendimin tim kane qene dhe jane negative. Diskutimet dhe debatet jane aq te pavlera saqe me le te dyshoj per sensin gazetaresk te informimit, qellimin dhe menyren e survejimit te lajmeve te tilla (ne menyre periodike) nga botuesit qe mbushin kryeartikujt e gazetave te tyre ne nje kohe kur publiku ka nevoje per tu informuar, diskutuar, trajtuar e analizuar gjera me jetike per te sesa zgjedhjen e menyres se veshjes se nje studentje ose mjekren e nje studenti ne universitetin e Durresit apo te ndonje universiteti tjeter, duke qene ne perputhje te plote me te gjitha dispozitat ligjore ne fuqi pa pasur asnje hapsire interpretimi . Psh per vete mediat; ç'bilance kane keto gazeta, si mbyllin shpenzimet (nese nuk gabohem) 18 gazeta ditore, ç’fitim kane, nese jo nga kush financohen dhe pse etj. (nje teme kjo jo pak e trajtuar kohet e fundit por e mbyllur pa u sqaruar). Ne rastin konkret ka nje kushtetute te shkruar te Republikes se Shqiperise. Gjithashtu ka nje regullore te universitetit (nese ka) qe sipas saj (nese eshte) veprohet. nese jo, cdokush eshte i lire te vishet si te doje dhe cte doje derisa te formulohet regullorja . Nese eshte bere padrejtesi shkohet ne gjygj. Sa here qe eshte diskutuar kjo ceshje vecse ka ēoroditur opinionin publik, krijuar paragjykime, paknaqesira, eshte bere shkak per krahasime apsurditete me pasoja polarizuese ne menyren e veshjes se te tjereve, dhe nder me e rendesishmja ç'vendosje e vemendjes se opinionit publik nga nje ēeshtje e rendesishme ne nje me te parendesishme. Kunkluzioni do jete asgje me teper se, sic ka qene me pare, do jete dhe kete here, dhe sa here qe do te hapet kjo teme, nje me teper ne te njejten kronologji ne mediat shqiptare. Ky diskutim nuk ka zgjidhje sepse eshte i zgjidhur (ne kushtetute dhe ne regulloren e universitetit nese ka). Per mendimin tim eshte per te ngaterruar. Ngaterrimi eshte dashakeqesi. Uroj te jete pa qellim dashakeqesie.

Marrë nga "Horizontet e Reja"

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›