Dashi: Mjedis dhe energji, nis zbatimi i dy projekteve të rëndësishme

Tiranë, 24 Qershor 2010 NOA - Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza bën të ditur se në bashkëpunim me kompaninë gjermane Konsorciumi COWI-IPF, ka kryer dy studime lidhur me mjedisin e këtij spitali dhe me furnizimin me energji elektrike.
Këto studime do të jenë në funksion të masterplanit për 10-vjeçarin e ardhshëm të këtij institucioni. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të QSUT, Ilir Dashi, Vetëm një ditë më parë QSUT u njoh publikisht me Master Planin e rifreskuar të zhvillimit të saj, e hartuar si një propozim i Top Consult, kurse sot bëhet vlerësimi i situatës ekzistuese që nga rishikimi i dokumentacionit, praktikat operative, gjendja infrastrukturore e deri te komponentët e përputhshmërive legjislative.
Sipas Dashit, planifikimi i Menaxhimit dhe Investimeve Ambientale, i cili përmban jo vetëm metodologjinë për vlerësimin e kornizës ligjore dhe adaptimet e nevojshme drejt përputhshmërisë me Bashkimin Europian, por edhe një analizë komplete të kostove për të gjithë nevojat në këtë drejtim.
Sipas masterplanit parashikohet dyfishimi i furnizimit me energji elektrike të QSUT. Qendra më e madhe spitalore në vend ka nevojë për 6 mijë kilovat orë nga 3500 kilovat/orë aq sa çmerr sot. Sipas studimit të gjermanëve kjo do të arrihet nëse zbatohet projekti dhjetëvjeçar, i cili do të rehabilitojë rrënjësisht infrastrukturën energjetike në QSUT. Studimi parashikon zbatimin e projektit me vlerë 2 milionë euro, i cili do të konsistojë në ndërtimin e 13 nënstacioneve elektrike me linjë 20 kë nga 6 kë që është aktualisht. Është menduar që pas dhjetë viteve të menaxhohet furnizimi me energji elektrike duke siguruar për çdo spital, një mbarëvajtje të shërbimit shëndetësor, u shpreh eksperti për energjinë, Gjergj Simaku. Specialistët gjermanë rekomanduan që brenda dy vitesh edhe spitalet e vjetra në QSUT të kenë sistem qendror ngrohje e ftohje, njësoj si spitalet e reja që do të ndërtohen brenda territorit të QSUT. Studimi gjerman ka parashikuar plotësimin e nevojave me energji për qendrën spitalore Nënë Tereza përmes burimeve të tjera siç është energjia diellore.
Studimi i mjedisit ka treguar se kërkohet ndërhyrje në hartimin e një plani për trajtimin e mbetjeve spitalore, por edhe trajnimin e stafit (sanitarëve) për seleksionimin e tyre. Një tjetër pikë ku parashikohet të ndërhyet është menaxhimi i trafikut në spital, krijimi i një korsie të veçantë për lëvizjen e autoambulancave të emergjencës. Për këtë të fundit drejtoria e QSUT-së sapo ka përfunduar hartimin e planit rregullues i cili pritet të nisë në muajin gusht.
r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")