E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashi pranon mungesën e ilaçeve në QSUT, furnizimi në fund të verës

Mashtrimi i radhës nga drejtori i QSUT-së Ilir Dashi ka qenë deklarata ditën e djeshme në një prej mediave në vend, ku kreu i spitalit më të madh në vend ka sqaruar gjatë një interviste se tenderat për medikamentet në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", por edhe ato për pajisje do të përfundojnë në fund të kësaj vere. Këtë ka deklaruar për drejtori

Dashi ditën e djeshme duke sqaruar se për të gjitha nevojat që kanë pacientët me ilaçe, ato aktualisht sigurohen nëpërmjet paketës së emergjencës, medikamentet e të cilave blihen me prokurim të drejtpërdrejtë. Por Dashi ka harruar faktin se pikërisht ditën e djeshme kanë qenë vetë shefat e pavijoneve të cilët në pamundësi e në mungesa të theksuara të ilaçeve e të një shtrati në spitalin numër 1 i kanë përcjellë pacientët duke mos i shtruar ata në spital. Gjatë intervistës të dhënë në Alsat Dashi ka theksuar gjithashtu se me furnizimet e reja me medikamente për të gjitha pavijonet që janë shtyrë për në fund të verës, gjendja në spitale do të ndryshojë e për më tepër dhe procesi i tenderimeve do të jetë më i avancuar. Tenderimet për ilaçet duhet të kishin përfunduar rreth një muaj më parë ndërkohë që mungesat e medikamenteve në spitalin më të madh në vend janë kthyer tashmë në një makth pa fund si për pacientët e për të afërmit e tyre por edhe për stafin mjekësor që shpesh herë ngrenë supet për mungesat banale të ilaçeve duke përfshirë këtu edhe mungesën e serumeve apo edhe më keq se kaq të aspirinave apo antibiotikëve në të gjitha pavijonet e spitalit. Sipas Dashit drejtoria e QSUT-së ka objektiv që në fundin e verës të përfundojë çdo tender, duke i lënë kështu pacientët në spital ehe dy muaj të tërë në pritje. Ndërkohë për sezonin e verës, drejtori i QSUT-së thotë se janë marrë të gjitha masat edhe përsa i përket personelit shëndetësor në shërbim. Ai thotë se janë 50 ekipe me mjekë roje, ndryshe nga vitet e tjera, që do të jenë në dispozicion në çdo pavijon shërbimi të QSUT-së. Dashi ka deklaruar gjithashtu se në lidhje me këtë ai ka nxjerrë edhe një urdhër për të siguruar gatishmërinë me këto ekipe mjekësh. Sipas Dashit këto ekipe do të jenë në shërbim, mbi 50 ekipe që do të shërbejnë si ekipe rojesh dhe gatishmërie në pushimet e verës. Sezoni i verës çdo vit në QSUT ka patur një fluks më të lartë pacientësh, pasi dhe virozat apo helmimet nga ushqimet janë më të mëdha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›