E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashi: Pacientet e vegjel nuk kane pse te shkojne jashte

Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza", Shoqata "The Heart of Children" Onlus me qender ne Itali kane rifirmosur marreveshjen me qellimin e realizimit te sherbimeve kardio-kirurgjikale tek femijet e lindur me probleme ne zemer. Drejtori i QSUT-se, Ilir Dashi ka pritur ne nje takim ekipin e mjekeve italiane te cilet kane kryer rreth 13 operacione te veshtira te zemres se bashku me mjeket e QSUT-se. "Ky eshte nje nga bashkepunimet me te rendesishme per ne, pasi femijet qe iu jane nenshtruar operacioneve kane pasur patologji te vecanta. Pacientet e vegjel, tashme nuk eshte nevoja te shkojne me jashte vendit, por kurimi i tyre te behet ne spitalin tone. Kjo eshte edhe nje pervoje shume e mire per mjeket tane, te cilet tashme mund te vazhdojne vete rrugen e nisur", ka theksuar drejtori i QSUT-se, Ilir Dashi, duke shprehur ketu edhe deshiren e madhe per vazhdimin e ketij bashkepunimi. Nderkohe, mjeket italiane jane treguar te gatshem per t'u rikthyer serish ne Shqiperi, per te tjera nderhyrje dhe ekzaminime te rendesishme. "Ne do te rikthehemi perseri, per te kryer te tjera nderhyrje, por edhe per te pare gjendjen shendetesore te pacienteve te operuar. Eshte nje bashkepunim i cili shpresojme qe te zgjase, per te ndihmuar femijet qe lindin me probleme dhe keqformime te zemres", ka pohuar dr.Vittorio VANINI, presidenti i Shoqates "The Heart of Children" Onlus.

Shoqata
Shoqata "The Heart of Children", do te angazhohet ne promovimin e nje bashkepunimi te vazhdueshem ne fushen e kardiokirurgjise pediatrike. Ky bashkepunim do te kryhet nga nje skuader e specializuar, e zgjedhur nga vete. Shoqata, e cila do te perbehet nga kardiokirurge, anesteziste, teknike perfuzioniste, infermiere terapie intensive, sipas nevojave te pales tjeter

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›