Arlindi, bebja me zemer te "re"
Sonila Isaku
Ardhja ne jete e nje djali, pas vajzes 5-vjecare, per familjen nga Berati do te ishte nje mrekulli. Te gjithe kane gezuar dhe i kane dhene bekimet me te mira, por semundjet qe e ndiqnin here pas here, bene qe prinderit te kuptonin se ai nuk ishte si femijet e tjere. Arlindi ka lindur me nje problem ne zemer, i cili nese nuk operohej ne moshe fare te vogel do te perbente problem serioz per jeten e tij. Ndersa, kete jave ka kryer nderhyrjen e pare ne zemer, do t'i duhet qe pak kohe me vone te beje edhe nje tjeter nderhyrje per te shpetuar nga semundja qe e ka shoqeruar qe ne lindje.
Personazhi
Ka vetem nente muaj qe ka ardhur ne jete dhe eshte femija i pare me peshe me te vogel, qe i eshte nenshtruar nje operacioni te veshtire ne zemer. Arlindi nga qyteti i Beratit, ndryshe nga bashkemoshataret e tij kishte nje problem te rende, ne organin qe mban ne jete cdo njeri. Ne cdo minute qe Arlindi kalonte e rritej, shuheshin mundesite qe nderhyrja nga mjeket te kishte efekt. E ema, Valentina, tregon disa nga detajet se si mesoi qe femija qe solli ne jete nuk ishte i shendetshem dhe cdo dite qe kalonte zbehte shpresat.
"Kalonte shpesh here ne te ftohte djali e dyshonin qe ishte nje problem ne zemer dhe mjeket ne Berat na nisen ketu pastaj. Besim patem te mjeket shqiptare, po prape pritem qe te vinte ekipi italian qe asistuan bashke me kirurgun", rrefen e ema, Valentina. Por do te ishin mjeket shqiptare te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" dhe ata italiane, qe do t'i shpetonin Arlindit jeten dhe te kryenin operacionin e pare te nje femije nen 1 vjec, me peshe vetem 5 kilograme.
Operacionet
Femijet e operuar gjate ketyre diteve, kane qene te gjithe nen 1 vjec dhe me patologji te veshtira, kryesisht te lindura. "Ne kemi perzgjedhur rastet te cilat ishin me te veshtira, kryesisht te moshes nen 1 vjec dhe me defekte te renda ne zemer, sepse pjesen tjeter e realizojne mjeket tane me shume sukses. Nje nga keto raste ishte dhe Arlindi, i cili ka ardhur dhe eshte diagnostikuar ne sherbimin tone te kardiopediatrise, me nje defekt nje cik te rende ne zemer dhe qe duhej nderhyrja kirurgjikale sa me e shpejte per t'i shpetuar jeten", ka pohuar kardiopediatrja, Numila Kuneshko. Sipas saj, nese ky femije nuk do te operohej ne kete moment, me tej do te ishte teper vone dhe do te behej i paoperueshem. Duke perfituar dhe nga ardhja e mjekeve italiane, kardiokirurget realizuan nje bashkepunim, nje nderhyrje kirurgjikale ndihmese duke i shpetuar atij jeten. Por, nje nderhyrje tjeter do t'i behet vogelushit, sapo te shihet e arsyeshme nga kardiopediatret. Sipas tyre, ndihet nje ndryshim klinik i Arlindit ne drejtim te rregullimit te punes se organeve jetesore si: zemres, te mushkerive etj.
Risia
Sipas mjekes kardiopediatre Numila Kuneshko, Arlindi eshte femija me peshe me te vogel qe eshte operuar ndonjehere ne Shqiperi. Ai eshte 9 muajsh dhe peshon vetem 5 kilograme. Sipas saj, nje nderhyrje e tille dhe ne kete peshe nuk ishte realizuar me perpara. Arlindi gezon shendet te mire, por do t'i duhet dhe operacioni i dyte per te qene njesoj si femijet e tjere, e per te luajtur me motren e tij me te madhe 5-vjecare. Fale mjekeve italiane, ka dhe shume femije te tjere te vegjel qe i jane nenshtruar operacioneve te veshtira ne zemer. Nena e Arlindit ka deklaruar menjehere pas operacionit se i eshte mjaft mirenjohese grupit te mjekeve qe realizuan nje mrekulli te tille. "Jam e bindur se edhe operacioni tjeter do te shkoje mire dhe falenderoj mjeket dhe Zotin per kete", shprehet e ema, Valentina.