Dashnia fiton mbi gjithcka

Omnia Vincit Amor
I nderuem zotni Vehbiu
Ju falemnders qe polemizuet me shkrimin tem te dates 20.10.2010 ani pse nuk kisha kerkese a pyetje per askend ju reaguet ndaj tij por ma shume ndaj pyetjeve qe ju kane linde kur keni lexue shkrimin edhe pse ne gegnisht.
udi qe e paskeni marre vesht Gjithsesi me vjen mire fort qe kane mbete ende njerez qe i bajne pyetje vedit sepse kur nuk i pyete kush kjo asht e vetmja menyre me ra ne sy.
E mira asht qe here tjeter kur te me drejtoheni me edukate sic po ju drejtohem une ju e jo sikur po doni me gjete halen ne perpeq e me dale shpejt e shpejt burre i zoti para kuvendit.
Te kalojme ne teme. A thue duhet une me zhduke faktin se jam gege
A thue ju duhet me zhduke faktin se jeni toske Mos ndoshta duhet me zhduke edhe faktin se jena shqiptare Ska pse krenohet as turpnohet kurrkush as se asht gege as se asht toske apo se asht shqiptar kjo gja nuk asht me zgjedhje ose asht ose nuk asht.
Akuza qe ju me bani tue me quejte gegocentrik asht nji bllof. E pse Vetem pse kam permend fakte historike qe tashma kane dale ne diell
A ngaterroheni qellimisht apo pa dashje kete nuk e di Zoti ju falte ne dy rastet. Mos ndoshta edhe Pal Engjelli e Buzuku kane kene gegocentrik Bogdani Bardhi Mjeda e Fishta Migjeni Pashku e Camaj Mos Frasheri ka kene toskocentrik a ajupi Poradeci Pasko Noli Asllani e Rreshpja po ashtu Jo e ju e dini mire.
Por ju tue shkrue ne standard ne nji gjuhe sic shpreheni vete qe kerkon me nda me lincue a vra me kedo qe nuk pyet xhaxhin te vjetrin ose te riun.
Ne esen tuej Shqipja totalitare ju rreshtoni me te drejte damet e medhaja qe i jane ba shqipes prej komunizmit. Ciles shqipe Kjo asht nji pyetje qe ia keni ba vedit nese ju keni harrue po ua kujtoj une.
Por ju harroni se nuk ka krim pa viktime Ju denoni kriminelin por thoni qe krimi nuk ka ndodhe sepse standardi nuk asht viktima. E drejte ne fakt nuk asht viktima por arma e krimit kjo asht arsyeja qe ju nuk gjeni viktimen por vetem armen te cilen na propozoni me vazhdue me e perdore.
Cila asht viktima atehere Gjithkush e din Gjuha Shqipe e paster pra gegnishtja dhe toskenishtja e shkrimtareve te vertete e te lire. Asnji prej tyne nuk u muer sic pretendohet si baze shpirtnore per standardin me emnin Envershtajn.
Pse fjalet ne standard jane shumica toske kjo nuk e ban stadardin toskenisht mbasi gjuha pervec trupit pra fjaleve e rregullave ka edhe shpirtin letersine. Kjo asht arsyeja pse stadardi nuk krijoi letersi sepse asht linde i vdekun. Tosket kane nji shprehje te bukur per kete rast I mbyturi te mbyt
Ne lidhje me bisedat e tavolinave qe permendni due me sqarue tre fakte I pari Prite i madhi Zot ba me u ba paskajorja muhabet tavolinash Atehere nevojitet nji tavoline aq e madhe sa mandej na duhet me pranue perunjsisht se nuk ekziston nji tavoline e tille. I dyti Po ashtu rotacizmi asht nji problem qe ju e njihni fort mire e qe asnji prej gjuheve qe e ka nuk krenohet me te.
I treti Per vogabularin qe thoni se asht thjesht nji canard per ata qe nuk e dine fjala canard ne gjuhen frange d.m.th rikan ne kuptimet e tjera don me thane lajm i rreme shpifje rrene po kujtoj nji fakt qe e gjykon gjithsecili se kush asht le canard ne kete rast argumenti jem apo ju Fjalorin e Mehmet Elezit.
Ky Fjalor permban rreth 41000 fjale e rreth 54000 kuptime te cilat nuk gjinden ne fjaloret e Akademise se Shkencave te viteve 1980 e 2002.
Nese dikush kujton se tue shkrue gegnishten kjo asht shenje e epersise se gegeve ndaj toskeve po don me cue debatin atje ku e conte Enver Hoxha te grupet armiqesore. Ne gjuhe nuk bahet fjale per epersi por per dashni.
Kjo asht arsyeja pse une i therras dashnise per gjuhen e per njeni tjetrin dashnia mundet me na shpetue prej kesaj katrahure sepse dashnia asht ajo qe bashkon po nuk kje dashnia mbrenda gjuhes mjere na atehere gjuha e na vete bahena te padashtun.
Se fundi ju uroj suksese ne albanologji
Me 25 tetor 2010 Rennes France