Shqiperia neser si Napoli sot..
Marre nga Yahoo.com
Teksa shtrengon djalin e saj te semure Anna Langella thote se mjeku i familjes i kishte dhene nje recete te thjeshte Te shpernguleshin per te jetuar ne nje vend tjeter. Langella thote se shpesh here foshnja e saj vjell dhe ajo fajeson per kete eren e keqe qe shkaktojne mbeturinat ne nje vend-grumbullim prane shtepise se saj ne Terzinjo ne periferi te Napolit.
Ne kete qytet rruget vazhdojne te jene te mbushura me grumbuj te medhenj plehrash. Na duhet te mbajme femijet brenda me dyer dhe dritare te mbyllura por edhe kjo nuk eshte e mjaftueshme. shte e tmerrshme shteti na ka braktisur - shprehet ajo.
Vend grumbullimi i plehrave prane shtepise se Annes u jap vitin e kaluar si nje zgjidhje per depozitimin e plehrave te qytetit te trete per nga madhesia ne Itali Napolit. Qytet ku krimi i organizuar paaftesia dhe oportunizmi politik e kane kthyer gjetjen e nje vendi per depozitimin e plehrave nje emergjence kronike.
Ajo tashme eshte plot dhe planet per hapjen e nje vendi te ri ku do te depozitohen plehrat kane shkaktuar protesta. Pas disa dite perleshjesh midis protestuesve dhe policise gazetat jane dominuar nga foto te pirgjeve te mbeturinave.
Kryeministri Berluskoni premtoi shpenzimin e 14 milione eurove per zgjidhjen e ngercit te depozitimit te plehrave ne Terzinjo duke theksuar se ajo nuk perbente kercenim per shendetin e banoreve.
Por banoret e qytetit ne skajet e parkut kombetar ne kembet e Vezuvit jane te shqetesuar dhe skeptik. Era e keqe eshte problemi me i vogel per ne. Gjeja me e rendesishme ka te beje me faktin se ne po vdesim ketu. Jane shfaqur semundje te tmerrshme si leucemia limfoma dhe mikloma - tha Anna De Vincenzo mesuese ne kete zone.
Ekspertet mjekesore shprehen se eshte e veshtire nese eshte ndotja ajo qe ka shkaktuar keto semundje apo ato jane nga faktore gjenetike social-ekonomike apo edhe nga menyra e te jetuarit. Ka deshmi se rrethinat e Napolit kane qene ne menyre te vazhdueshme te ndotura me dekada te tera nga hedhja e paligjshme e plehrave apo djegia e tyre.
Trekendeshi i vdekjes
Revista mjekesore Lancet Onkology e cilesonte ne vitin 2004 rajonit e Kampanias ne Napoli si trekendeshin e vdekjes sepse ajri toka dhe uji jane te ndotura me nivele te larte toksinash te cilat besohet se vijne nga mbeturinat dhe shkaktojne kancerin
Kerkimet nga Keshilli Kombetar Italian doli ne perfundimin se shkalla e vdekshmerise mes njerezve qe jetojne prane vendeve ku plehrat hidhen pa kontroll dhe digjen eshte 9 deri ne 12 per qind me e larte se norma mesatare.
Kanceret e melcise ishin me te zakonshmit ne zonat me rrezik me te larte sipas studimit edhe pse ne te theksohet se me shume se gjysma e vendete te studiuara ne kete rajon nuk kane paraqitur probleme me shendetin. Kriza e pare e plehrave ne Napoli u deklarua ne vitin 1994 dhe qeverite e njepasnjeshme kane ngritur grupe te posacme per te zgjidhur problemin.
Marrezite politike korrupsioni dhe ndikimi i Kamorras kane penguar ne krijimin e nje sistemi modern te asgjesimit te sigurt te plehrave.
Ne Napoli grumbullohen te ndara sipas perberjes vetem 15 per qind e totalit te plehrave per riciklim kjo eshte nje nga normat me te uleta ne Itali. Njerezit jane te zhgenjyer nga politikane dhe nuk kane besim ne skemen e qeverise per zgjidhjen e krizes.
Banoret e Terzinjos shprehen se groposja e plehrave nuk eshte menaxhuar mire dhe se zona eshte kthyer ne nje depozite plehrash edhe per qytetet e tjera. Shohim kamione qe vijne shkarkojne cfaredolloj mbeturinash si mbetje toksike dhe spitalore - thote Michele Amoruso nje avokat 41-vjecar.
I rendesishem ne kete problem eshte edhe roli i Kamorres qe nxjerr te ardhura nga djegia e paligjshme e mbeturinave. Kamorra eshte nje lojtar vendimtar ne tere ciklon e mbeturinave industriale ne vecanti ne transportin e mbetjeve toksike nga veriu i Italise - shprehet Pasquale Raia ambientalist.
http//uk.news.yahoo.com/22/20101022/tts-uk-italy-rubbish-ca02f96.html
Ekspertja Mulla Riciklimi i mbetjeve Tumore dhe aborte
Semundje kancerogjene aborte probleme per femije e te rritur per shkak te elemente kimike dhe toksike qe ato permbajne. Keto jane disa nga pasojat qe sjellin mbetjet plastike te cilat konsiderohen te rrezikshme jo vetem per mjedisin por per edhe per shendetin. Ndersa riciklimi i tyre jo vetem qe nuk e zgjidh problemin e mbetjeve por e komplikon me shume.
Keshtu u shpreh dje ne takimin per gazetaret pedagogia ne Universitetin e Politeknikut dhe eksperte per menaxhimin e mbetjeve Edlira Mulla e cila dha shpjegime mbi sasine e mbetjeve ne vendin tone rrezikshmerine e plastikes dhe riciklimit te saj si edhe rruget qe duhet te ndjeke shoqeria per te shmangur kete rrezik.
Duke shmangur cdo koment qe ka te beje me Vendimet e Keshillit te ministrave per importin e mbetjeve ajo shprehet me nje fjali te vetme. Jam kundra cdo mbetje te rrezikshme qe importohet ne vendin tim dhe aq me teper riciklimit te ketyre mbetjeve te rrezikshme. Me tej ajo iu pergjigjet pyetjeve ne lidhje me mbetjet. Intervisten e plote me znj. Mulla dhene gazetares Eglantina Bardhi mund ta lexoni neser ne Shekulli.