E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenerali i uron ditelindjen Michel Piccoli-se

Kinemaja e se merkures ne Arkivin Qendror


Gjenerali i ushtrise se vdekur Le gnral de larme morte bashkeprodhim italo-francez i vitit 1983 shfaqet sot ora 17.00. Filmi i regjisorit italian Luciano Tovoli eshe zgjedhur per kinemane e se merkures ne Arkivin Qendror Shteteror te Filmit per te nderuar aktorin e shquar francez Michel Piccoli me rastin e 85 vjetorit te lindjes.


I njohur per publikun shqiptar qysh ne kinemane e viteve e 60-70 Piccoli interpreton rolin e priftit ne kete veper qe bazohet ne romanin e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare Gjenerali i ushtrise se vdekur. Ky roman perkthimin e pare e pati ne gjuhen frenge ne mesin e viteve gjashtedhjete.


Qeveria italian ngarkon gjeneralin Ariosto me misionin fisnik per te mbledhur eshtrat e ushtareve italiane qe rane ne Shqiperi gjate Luftes II Boterore dhe per ti kthyer ato ne vendin e vet.


Para se te niset Gjenerali pret ne zyren e vet shume familjare te ushtareve te vrare te cilet i luten tu ktheje eshtrat e te dashurve te tyre duke i dhene te dhena te sakta. Midis tyre eshte edhe Kontesha Betsi e cila pret eshtrat e bashkeshortit Kolonelit Salvatore komandant i Batalionit Blu.


Bashke me Gjeneralin niset edhe prifti i familjes se Konteshes i cili gjithashtu ka qene ne Shqiperi gjate kohes se luftes.


Skenari eshte shkruar nga Jean-Claude Carrire Michel Piccoli dhe Luciano Tovoli
Muzika Gustav Malher. Interpretojne Marcello Mastroianni gjeneral Ariosto Michel Piccoli prifti Benetand Anouk Aime Kontesha Betsi Mirafiore Grard Klein gjenerali austriak Krotz Sergio Castellitto eksperti Daniele Dublino ministri etj.


Sic shihet eshe nje trupe e zgjedhur aktoresh nder ta dhe dy artiste te preferuar nga Fellini Mastroianni dhe Aime.


Filmi zgjat 105 minuta projektohet ne 35 mm.


Prezantimi do te behet nga regjisori Piro Milkani i cili do te flase per marredheniet e producenteve te huaj te filmit me drejtorine e ish-Kinostudios dhe situaten ne Shqiperi ne fazen pergatitore te xhirimeve te ketij filmi qe mendohej te xhirohej ne vendin tone por kjo perpjekje deshtoi.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›