E Diel, 1 Nëntor 2026

E infektuara me SIDA Na mungojne barnat shteti po na vret

Nje nene e infektuar me virusin HIV/AIDS thekson se situata e mungeses se antiretroviraleve perseritet cdo vit. Ka nje VKM per keto barna


Jeta e tyre mbahet vetem me medikamente. Fatkeqesisht kjo e drejte iu privohet sepse trajtimi mjekesor nuk iu mundesohet per shkak te neglizhences qe iu bejne strukturat shteterore. Behet fjale per te semuret me SIDA te cilet vuajne mungesen e trajtimit me barna dhe ky problem iu ndodh rendom.


Nje familjare e infektuar me virusin HIV/AIDS tregon dramen qe perjetojne te semuret kur iu mungon trajtimi.


Jeta jone eshte e lidhur me antiretroviralet. Ne mund te jetojme gjate dhe si gjithe te tjeret por pa mjekimin kjo eshte e pamundur.


Pervec demeve qe sjellin ne shendetin e tyre qe eshte pjesa me e rendesishme qe rrjedh si pasoje e nderprerjes se terapise ajo qe ka krijuar probleme keto kohe ka qene edhe kostoja financiare ne te ardhurat e familjeve te tyre dhe humbjet ne kohe - pohon nena e infektuar me virusin duke shtuar se nderprerja e mjekimit krijon probleme me shendetin e personave pasi duke qene nje virus qe krijon rezistence ndaj medikamenteve antiretrovirale ne momentin kur e rifillon serish mjekimin me te njejten skeme mjekimi ai mund te mos jete me eficent.


Nderkohe ajo pohon se per kushtet e Shqiperise kemi nje numer te kufizuar medikamentesh anti-HIV vetem 9 nga 28 medikamente te perdoruar sot ne bote. Pra pasojat jane te demshme per shendetin e tyre.


Pothuajse cdo vit jane perseritur situata te nderprerjes se mjekimit si per femijet qe jane ne terapi me medikamentet antiretrovirale ashtu edhe per te rriturit. Ende edhe pas kaq vitesh nuk kemi nje sistem efikas ne planifikimin dhe blerjen e tyre - pohon e infektuara me virusin HIV/AIDS duke shtuar se ka vonesa ne planifikim dhe porositjen e blerjes se tyre pastaj ndeshen te njejtat veshtiresi me dokumentacionin.


Sipas saj ka raste kur barnat rrine ne dogane me jave te tera nderkohe qe nuk ka mjekim ne klinike veshtiresi me kontrollin e barnave per vendosjen e pullave per sherbim spitalor etj. Nderkohe ajo thekson se nje VKM qe percakton nje fond te vecante nga buxheti shtetit per blerjen e barnat dhe edhe pse ai si fond shkon se bashku ne blerje medikamentesh ne QSUT eshte i percaktuar dhe i paprekshem.


Pipero Mungesat erdhen nga keqmenaxhimi


Te semuret me SIDA vuajne mungesen e trajtimit me medikamente. Vetem para dy ditesh antiretroviralet kane mberritur ne QSUT pas nje mungese te ketyre barnave. Shkak per mungesen e antiretroviraleve barnat e pacienteve me SIDA eshte bere keqmenaxhimi i fondeve qe jepen per keto medikamente.


Sipas drejtorit te Politikave Shendetesore ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero fondet per keto medikamente nuk jane levruar ne kohen e duhur. Ish-drejtori i QSUT-se nuk ka levruar fondin per keto medikamente duke menduar se fondi jepet nga UNICEF. Ne fakt tenderi behet nepermjet kesaj organizate por parate jepen nga QSUT-ja ndaj dhe pacientet me SIDA kane pasur mangesi te trajtimit me barna - thekson Pipero.


Nderkohe ai shpjegon se kostoja per keta paciente eshte shume e larte dhe arrin 150 mije euro ne vit vetem per antiretroviralet ndersa per te gjitha trajtimet perfshi diagnostikimet dhe analizat kostoja per nje pacient arrin ne 20 mije euro ne vit.


Boci Buxheti i QSUT-se i pamjaftueshem


Nendrejtori i QSUT-se Besim Boci thekson se buxheti i ketij spitali nuk eshte i mjaftueshem per te mbuluar te gjithe pacientet dhe llojet e semundjeve ndaj dhe vijne mangesi te tilla. Barnat per kete kategori pacientesh jane shume te shtrenjta duhet te kuptoni se eshte veshtire te mbulohet gjithcka me buxhetin e QSUT-se - pohon Boci.


Nderkohe doktor Arjan Harxhi mjek ne sherbimin e Infektivit ne QSUT thekson se trajtimi i ketyre pacienteve eshte shume i rendesishem dhe jeta e tyre eshte e lidhur tashme me mjekimin. Virusi HIV/AIDS sipas tij me ane te mjekimit eshte jetegjate ndaj dhe tashme edhe ne bote po konsiderohet se semundje kronike.

Nderkohe ai shpjegon se kostot per pacientet ndryshojne ne varesi te ecurise se semundjes por ato arrijne nga 20 dollare deri ne 200 dollare ne muaj per nje pacient. Sipas tij keto medikamente nuk blihen ne farmaci por pacientet duhet ti marrin vetem ne QSUT.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›