Dashuri dhe luftë, 10 mijë vjet para Krishtit
"10.000 BC" është një prodhim amerikan nga "Warner Bros. Pictures", i vendosur në epokën prehistorike dhe i drejtuar nga regjisori Roland Emmerich. Interpretojnë aktorët Steven Strait dhe Camilla Belle. Premiera botërore e filmit u bë më 10 shkurt 2008 në Berlin. Në kinema filloi të shfaqej më 7 mars 2008, ndërsa në kinema "Millenium" në Tiranë vjen premierë në orën 20.30 të ditës së premte, për të vijuar më pas në të gjitha seancat e ditës së shtunë e në ditët e tjera.
Roland Emmerich (regjisori i "Independence Day" dhe "The day after tomorrow") me "10.000 vjet para Krishtit" tenton të sjellë në ekranin e madh prodhimin me buxhet të lartë dhe me ekstrakte të forta patriotike. Për më shumë zbukurim vjen në ndihmë teknika dixhitale, që me efektet e saj e bën më joshës filmin. Regjisori kthehet pas në prehistori, për të treguar historinë e një njeriu me fat të paracaktuar nga shpirtrat, i cili, i shtyrë nga vlera si dashuria apo liria, do të përballojë një udhëtim gjithnjë e më këmbëngulës për të çliruar vajzën që dashuron, por edhe popujt e skllavëruar.
Përgjatë udhëtimit të tij, gjahtari i mamuthëve shndërrohet në luftëtar dhe luftëtari në legjendë.
Nuk është një zbulim, por është thënë mirë: gjinia fantastiko-shkencore apo fantastiko-historike përfaqëson mbi të gjitha vetveten dhe teknologjinë, bartëse e të cilës bëhet. Nuk ka asgjë për t‘u skandalizuar. Përdorimi i efekteve speciale ka pasur gjithnjë si qëllim pasurimin dhe zgjerimin e hapësirës, për të shkuar në origjinën e dimensioneve të reja, si udhëtimi ndërhapësinor në (Stargate) ose kontakti/përleshja me krijesa aliene, apo kafshë gjigante si te "Godzilla".
Roland Emmerich, regjisori, që ditën e pavarësisë shndërroi në pluhur dy nga monumentet më të shtrenjta të historisë amerikane (Shtëpinë e Bardhë dhe Empire State Building), me "10.000 BC" shkon shumë pas në kohë, shumë më pas se "Patrioti" i revolucionit amerikan, deri në origjinën e njerëzimit. "10.000 BC" nuk ka vlerë polemike apo ideologjike, nuk interpreton të shkuarën e njerëzve, as nuk përshkruan jetën e tyre emotive, sesa riprodhon një botë fantastike, që shndërrohet në një mbajtëse të situatave dhe historive.
Fitohet shumë shpejt vëmendja e publikut, kur heronjtë duhet të hakmerren ndaj vdekjes apo rrëmbimit të një njeriu të tyre të dashur dhe kur armiqtë janë të karakterizuar si arrogantë dhe indiferentë ndaj dhimbjes e vuajtjes.
Nëse shtojmë se ajo që i ndodh protagonistit është diçka plotësisht e kuptueshme dhe njerëzore (dëshira për të pasur gruan e tij), suksesi është i garantuar.
Aktorë të panjohur qëllimisht
Regjisori Roland Emmerich dhe kompozitori Harald Kloser shkruan së pari skriptin për "10.000 BC". Kur projekti mori dritën jeshile nga "Columbia Pictures", skenaristi John Orloff filloi të shkruante një projekt të ri nga skripti origjinal. Por, "Columbia Pictures" dhe "Sony Pictures Entertainment", e lanë mënjanë projektin, për shkak të një kalendari të ngjeshur prodhimesh dhe ishte pikërisht "Warner Bros." që e çoi drejt realizimit. Skripti u rishkrua nga Matthew Sand dhe u redaktua përfundimisht nga Robert Rodat. Emmerich nuk pranoi ta bënte filmin në një gjuhë të vjetër të ngjashme me "Pasioni i Krishtit" dhe "Apokalipto", duke menduar se nuk do të ishte aspak emocionuese. Produksioni filloi në pranverë të vitit 2006 në Afrikën e Jugut dhe në Namibi. Xhirimet u bënë gjithashtu edhe në jug të Zelandës së Re, si dhe në Tailandë. Para se të fillonin xhirimet u shpenzuan 18 muaj kërkime dhe zhvillim për përpunimet e imazheve në kompjuter. Dy kompani rikrijuan kafshët prehistorike.
Emmerich e filloi përzgjedhjen e tij në tetor të vitit 2005. Në shkurt 2006, Camilla Belle e Steven Strait u lajmëruan se do të luanin ai në rolin e gjuetarit të mamuthëve dhe ajo në rolin e të dashurës së tij.
Filmi ka për protagonistë aktorë jo fort të njohur dhe duket se përzgjedhja e regjisorit në këtë pikë ka qenë e qëllimshme. Emmerich mendonte se një kast shumë i njohur do të tërhiqte vëmendjen e publikut nga shpirti i filmit dhe nga ambienti prehistorik. Për këtë zgjedhje ai ka deklaruar: "Nëse do të kisha futur në film Jake Gyllenhal, njerëzit do të thoshin: ‘çfarë filmi është ky?‘ Një kast i panjohur do të shërbejë edhe për të mbajtur buxhetin e filmit sa më të ulët". Megjithatë, filmi e ka yllin e tij dhe ai është Omar Sharif, aktori egjiptian me famë botërore për Doktor Zhivagon. Ai luan rolin e narratorit.
200 milionë dollarë arkëtime
Filmi në fundjavën e tij të parë arriti të mblidhte plot 35.8 milionë dollarë në 3410 salla kinemaje në SHBA dhe në Kanada, duke zënë vendin e parë në "Box Office"-t e këtyre vendeve. Ai kishte një epërsi prej 22 milionë dollarësh më shumë se vendi i dytë. Deri më 6 prill të këtij viti arriti të mblidhte 243.5 milionë dollarë në mbarë botën, 89.6 milionë dollarë në SHBA dhe në Kanada, ndërsa në territoret e tjera 153.9 milionë dollarë, përfshirë 15.6 milionë dollarë në Meksikë, 11.8 milionë në Spanjë, 10 milionë dollarë në Angli. Deri tani ai është filmi i parë i vitit 2008 që ka mbledhur më shumë se 200 milionë dollarë.
box
Roland Emmerich, gjermani i Hollivudit
Filmi i parë që e futi regjisorin gjerman në kinemanë amerikane ishte "Universal Soldier" (1992), interpretuar nga çifti i aksionit Van Damme-Lundgren, pas të cilit vjen një sukses i papritur me "Stargate" (1994).
Pas dy vjetësh përgatitjesh, Emmerich del para publikut me filmin kolosal në gjininë e fantashkencës, "Independence Day" (1996), një sukses komercial gjigant dhe fitues i çmimit "Oskar" për efektet më të mira speciale. Pas tij vjen "Godzilla" (1998), që krijon një pritje të madhe, por nuk arrin të arkëtojë aq sa pritej, ndonëse përsëri ishte ndër filmat më të arkëtuar.
Në verën e vitit 2000, Emmerich iu bashkua yllit të kinemasë Mel Gibson, për të realizuar filmin "The Patriot", një sagë familjare aventuriere, e vendosur gjatë luftës civile amerikane.
Dy vjet më vonë del në kinema filmi "The day after tomorrow" (2004), interpretuar nga Dennis Quaid e Jake Gyllenhaal.
Skeda e filmit
Titulli: "10.000 BC"
Regjia: Roland Emmerich
Skenari: Roland Emmerich, Harald Kloser
Gjinia: Aventurë, histori, dramë
Kohëzgjatja: 109 minuta
Aktorë: Omar Sharif, Camille Belle, Clif Curtis, Steven Strait
Muzika: Harald Kloser, Thomas Wander
Buxheti: 105 milionë dollarë
Sinopsi: Në një tribu të izoluar mes maleve, një gjahtar i ri, D‘Leh (Steven Strait), gjen dashurinë e jetës së tij, bukuroshen Evolet (Camilla Belle). E kur një bandë misterioze sulmon fshatin e tij dhe rrëmben vajzën, D‘Leh vihet në krye të një grupi gjahtarësh për ta shpëtuar atë.