E kuqja e Rigosë
Fytyra e Dukës së Burgonjës vijon të jetë e rrethuar nga një dritë e beftë. Rigo (Hyacinthe Rigaud) mund të ketë vënë re te djaloshi pasionet që ia ndalonte titulli që mbante Dukë. Kurora e dëndur e flokëve të gjatë, mbyllet nga një shall prej dantellash në qafë. Jeta e Dukës së Burgonjës vjen nëpërmjet ngjyrës kafe që Rigo e ka shpërndarë kudo në këtë tablo. Ky portret mendohet të jetë punuar rreth vitit 1710 dhe mban firmën e një prej artistëve më të mëdhenj të artit francez, Hyacinthe Rigaud. Kjo vepër është pjesë e fondit privat të Galerisë Kombëtare të Arteve. Nuk dihet se si ky portret ka udhëtuar nga Parisi i largët drejt institucionit kryesor të artit pamor në vendin tonë. Në kartelën e punës, dhuruesi i veprës është shënuar "anonim".
Vepra mendohet të jetë bërë pjesë e galerisë pas viteve ‘50, kur familjet e pasura që posedonin vepra me vlerë ia dhuruan ato këtij institucioni. Pavarësisht rrugëtimit interesant që i është dashur kësaj vepre të Rigos, drejt fondit të Galerisë së Arteve, për specialistët kjo është një nga vlerat që posedon ky institucion.
"Duka i Burgonjës" duket aq i sigurt në këtë portret. Vetë Rigo shprehej se nëse ka diçka tjetër më të rëndësishme se pasioni dhe paratë në këtë botë është e vërteta. Kjo ishte ajo çfarë ai mundohej të ngjizte në çdo portret që realizoi në Parisin e atyre viteve, i bindur se vite më vonë, ku as ai dhe as personazhet të mos ishin më këto tablo do të përcillnin kohën. Ashtu siç e bën tashmë "Duka i Burgonjës" vështrimi i së cilit tregon në të njëjtën kohë dhe përkushtimin e Rigosë ndaj artit.
Eleni Laperi është një nga studiueset që ka shkruar më shumë për këtë tablo. Në kartelën e veprës që ruhet në galeri gjejmë shumë komente të Laperit mbi vlerat e kësaj pune, dhe rëndësinë që ka kjo vepër për fondin tonë. Laperi shkruan se ndihet peneli i mjeshtrit që në vështrimin e parë që i bën kësaj pune. "Dora dhe Portreti me të verdhë napolitane, rozë e të kuqe koral janë dorë dhe portret fisnikësh, në to ndihet lëkura e hollë delikate, të denja për dantellat e lehta, të mrekullueshme që i përkëdhelin. Ndihet mjeshtri i penelit që në vështrimin e parë. Fytyra e gjatë, gishtat e hollë të delfinit, Luigjit të Francës (Dukës së Burgonjës) nën madhështinë dhe rregullat e rrepta të oborrësisë, që vinin një maskë në fytyrat e fisnikëve me gjak mbretëror, ndihen tiparet individuale", shkruan Laperi.
Duke qenë se Rigo ka qenë një piktor oborri, ai ka ishte i detyruar t‘u përmbahej rregullave të paraqitjes së figurave të aristokracisë, të cilat i përforcoi më shumë me portretin e Luigjit XVI. Ai i besonte thënies së Elie Faure se vetë portretet janë diçka e tendosur dhe jo natyrale, dëshmi është Louis XIV dhe Sossuet të Hyacinthe Rigaud, që janë vepra të bukura, por me stil të ftohtë e pompoz.
"Në të gjithë qëndrimin zyrtar, kalorësiak të figurës, autori-piktor "tradhton" ftohtësinë pompoze në dy detajet e dantellave mbi dorë e nën gushë, dy detaje që sjellin ngrohtësi e delikatesë në këtë masë të madhe metali të zi me reflekse të ftohta", shkruan Laperi.
Vepra i është nënshtruar restaurimit në vitin 1996, ndërsa mendohet që duhet të ketë pasur ndërhyrje edhe më parë. Në tablo dallon qartë pas kaq vitesh dhe përkrenarja prej metali të zi, me një kreshtë metalike. Vepra duket se nuk u ka shpëtuar plotësisht dëmtimeve. "Pjesët rreth dorës së djathtë të mbështetura në bel janë të dëmtuara me disa njolla të shkaktuara nga diçka që edhe restauruesi Sopi nuk arrin ta shpjegojë. Këto njolla përsëriten mbi armaturën, te sqetulla dhe në pjesën e përparme të figurës, nën bel", vë re Laperi. Drita tablosë i vjen nga ana e majtë e figurës dhe ndriçon fytyrën, dorën, dantellat, thumbat e artë mbërthyes të armaturës dhe shkakton reflekse metalike të bardha disi gri.
Për një pikturë mund të flasësh shumë. Interpretimi në rastin e Dukës së Burgonjës duhet bërë gjithnjë duke pasur parasysh personazhin dhe kohën kur ai jetoi dhe vetë artistin që i dha jetë kësaj tabloje. Në galeri, kjo vepër shihet si një vlerë, dhe pse ende këto vite nuk kemi parë lëvizje që ky institucion duhet të bënte në promovimin e këtyre vlerave. Qoftë në ekspozimin e tyre. Të gjithë do të donin të shihnin nga afër një Rigo. Në fond kjo është e pamundur të bëhet. Ndaj dhe ekspozimi herë pas here i punëve të tilla do të ishte diçka pozitive, që do të tregonte dhe kujdesin real ndaj këtyre veprave.
Po kush ishte njeriu që i dha jetë në telajo "Dukës së Burgonjës", piktori që krijoi stilin e tij në artin francez.
Hyacinthe Rigaud (1659-1743) mësoi dhe punoi në Paris që nga viti 1681. U arsimua në Akademinë Mbretërore të Pikturës e Skulpturës, në të cilën më pas kaloi të gjitha shkallët e karrierës, nga anëtar i Akademisë deri në drejtor. Rrugën e artit piktori e nisi me kompozime fetare e mitologjike, po shpejt sipas këshillës së Le Brun iu kushtua pikturimit të portreteve. Rigo, që tridhjetëvjeçar u bë i famshëm si mjeshtër i portreteve të burrave. Porositësit e tij të parë ishin shtresat shoqërore që kënaqeshin më pak, por me kohë modelet e tij u bënë veçanërisht të kurorëzuarit, ministrat, shkrimtarë të shquar dhe piktorë. Rigaud ishte portretist i Ludovikut X IV, apo Filipit të Orleanit.
Veçanërisht, lavdi të madhe i solli piktorit, gjerësisht i njohur edhe në kohët tona portreti i Ludovikut XIV. Ky portret me përmasa të mëdha, aksesorë madhështorë të organizuar, u bë etalon i portretit oborrtar evropian, emblemë origjinale e pikturës së monarkisë franceze. Mbreti paraqitet me mantel luksoz të stolisur me hermelin të qëndisur në sfondin e perdeve të qëndisura me ar dhe kolonave madhështore. Qëndrimi i mbretit është mendjemadh, plot besim në vetvete dhe krenar. Trajtat e monarkut janë të fisnikëruara dhe rrethuara me oreale madhështie. Ishte i panevojshëm për tipa të tillë portretesh parade komplikimi psikologjik. Dhe megjithatë, në shijen e shprehjes së sinqertë të Rigos, në shkëlqimin dhe madhështinë e ambientit, shpesh ia del me sukses të tregojë interes në tiparet individuale të modelit. Në këtë portret, Ludoviku XIV është i njerëzishëm, por paraqiten mjaft objektive tiparet e fytyrës kapriçioze, jeta e monarkut të vjetër. Në këtë portret shfaqen shumë anë të mjeshtërisë së lartë në pikturimin e Rigosë. Me penelata të lehta dhe elegante nën gamën e ngjyrave të bukura dhe madhështore është dhënë faktura e qëndismave të pëlhurave të arta, dantellave , peliçeve. Po ka punime të piktorëve kub Rigo shfaqet portretist intim i përmbajtur. Këto janë portretet e familjes së tij, seria e paraqitjes së piktorëve e shkrimtarëve, skicave.