"Dashuri e Harruar", çel sezonin në Teatrin e Komedisë
Shfaqja e parë e cila do të çelë sezonin artisik në Teatrrin Kombëtar të Komedisë në muajin shtator është komedia "Dashuri e Harruar" e Regjizorit Erjon Kame.
Pas një heshtje pushimesh dyert e këtij teatri do të vënë në skenë shfaqen e cila sipas regjizorit Kame, është e veçantë pasi është e shkruar duke marrë shkas nga problemet reale të shoqërisë shqiptare.
Regjizori ka përzgjedhur aktorin Genc Fuga në rolin kryesor, ndërkohe në role të tjera do të interpretojnë Elia Zaharia , Helidon Fino, Lulzim Zeqja , dhe Xhevahir Zeneli i cili rikthehet te Teatrin e Komedisë pas një mungese të gjatë disa vjeçare. Përzgjedhja e kësaj shfaqjeje për të hapur dyert e teatrit është bërë nga bordi i TKK si vepra fituese.