E Diel, 1 Nëntor 2026

Ersekë, mbytet një 18-vjeçar në rezervuarin e fshatit Kagjinar

Një 18-vjeçar është mbytur mesditën e sotme në Ersekë.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kagjinar ku i riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është mbytur në rezervuarin e fshatit.
 

Mësohet se 18-vjeçari ka qënë duke u larë me shokët në rezervuar por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të të riut nga uji.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›