Dashuri mes Sandra Bullock e Ryan Reynolds

Sandra Bullock e Ryan Reynolds janë lidhur. Sipas të përjavshmes “UsWeekly” të dy janë miq prej dhjetë vjetësh, por pas ndarjeve nga partnerët respektivë kanë kaluar një Vit të Ri romantik së bashku dhe kanë filluar lidhjen e tyre.
“Janë mirë së bashku”, është shprehur një burim për të përjavshmen.
Miqësia mes të dyve ka kaluar mes raporteve të ndryshme në çift, Ryan Gosling e Jesse James për aktoren dhe Scarlett Johansson për kolegun në “The proposal”.