E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan i rikthehet gezimeve te jetes

Aktorja amerikane Lindsay Lohan është e vendosur të shijojë në maksimum jetën e saj, pasi kaloi tre muaj esëll në një klinikë rehabilitimi.

Menjëherë pas daljes nga klinika në ditët e para të janarit, 24-vjeçarja bleu një makinë, mbushi garderobën e saj me veshje të reja dhe ishte prezente në ndeshjen e fundit të basketbollit të Los Angelos Lakers.

Ylli hollivudian dukej me të vërtetë e argëtuar, ndërsa ndoqi takimin në shoqërinë e mikut të saj argjendar, Pascal Mouawad. Aktorja biseksuale duket në një humor shumë të mirë këto ditë, pavarësisht lajmin se vila e saj e re në Venis do të jetë shumë pranë me atë të ish-të dashurës Samantha Ronson, me të cilën dy vjet më parë mbylli një lidhje traumatike 2-vjeçare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›