E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci bllokohet koleksioni i Sanader

Gjykata e Zagrebit ka refuzuar apelin e avokatëve të Sanader për zhbllokimin e koleksionit të artit që dispononte ish-kryeministri kroat.

Koleksioni në fjalë iu sekuestrua familjes Sanader nga policia në një nga pronat e saj, në kuadër të hetimeve për korrupsion që po kryheshin mbi ish-kreun e qeverisë.

Vetë Sanader pas zhvillimit të hetimeve u arratis në Austri, ku u arrestua në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga drejtësia kroate, pasi Parlamenti i kishte hequr imunitetin.

Aktualisht ai ndodhet në Salzburg dhe gjatë një seance marrjeje në pyetje nga prokurorët austriakë tha se ishte viktimë e një komploti politik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›