Rihanna pajtohet me te atin

Rihanna, e cila nuk kishte një marrëdhënie të mirë me të atin e saj që kur ky i fundit foli para mediave për eksperiencën e keqe të saj me Chris Brown, është pajtuar me të gjatë festave të fundvitit që i kaloi në vendlindje, Barbados.
“Kur erdhi më bëri shumë dhurata, ma mbushi shtëpinë. Rihanna është shumë bujare”, u shpreh babai i saj, Ronald.
Edhe pse është i ndërgjegjshëm se nuk mund të ketë më afërsinë që ka pasur me vajzën e tij, babai i këngëtares është i lumtur që janë “sërish shokë”.