E Diel, 1 Nëntor 2026

Rihanna pajiset me nje pistolete

Këngëtarja amerikane Rihanna është mësuar që të tejkalojë gjithmonë veten me aksesorët që vesh dhe këtë herë, një varëse me pistoletë ishte ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjitha gazetave rozë.

Këngëtarja doli për pazar në një qendër tregtare në Hollivud dhe me krenari tregoi varësën e saj të argjendtë, në fundin e së cilës qëndronte një pistoletë.

Rihanna duket tërësisht e pashqetësuar për influencën që mund të kenë aksesorë të tillë në sytë e fansave të saj të rinj. Këngëtarja duket se është e fiksuar pas armëve, që kur bëri tatuazh një pistoletë në brinjët dhe këmbën e saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›