E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashuri në Kullën e Ngujimit

Aty ku gjakësit shkojnë për të shpëtuar shpirtin, dhe frika i shërben një misteri kanunor dashuria nuk është fort e lehtë për t’u kuptuar. Pak kohë më parë zymtësia e Kullës së Ngujimit qe bërë pjesë shpirtërore, që nuk përjetohej fort lehtë nga vizitorët.

Ndërsa ambasada holandeze në Tiranë ka bërë të mundur rikonstruktimin e “Kullës së Ngujimit”, ku me një fond prej 7 mijë eurosh janë riparuar mjediset e brendshme dhe të jashtme të kësaj kulle. Rikonstruktimi i kullës së ngujimit ka bërë që ajo të kthehet në “Momument Kulture”

Dashuri në Kullën e Ngujimit

Aty ku gjakësit shkojnë për të shpëtuar shpirtin, dhe frika i shërben një misteri kanunor dashuria nuk është fort e lehtë për t’u kuptuar. Joshja që u bëhet turistëve në një vend që mund të vizitohet me shumë kuriozitet ekzotik, është Kulla e Ngujimit në Theth. Një histori 500 vjeçare. Në kllapa për të huajt gjithnjë shpjegohet “vendi ku ngujohen meshkujt e fshatit për t’i ikur gjakmarrjeve”.

Qysh në fillim, kulla-mbrojtëse, me frëngjitë e saj të vogla dhe e pajisur vetëm me dy dysheme të ndërmjetme druri, shërbente për ata që kishin rënë në gjakmarrje. Këtu ngujoheshin vrasësit, për t'u mbrojtur nga hakmarrja vdekjeprurëse. Për muaj të tërë, pr edhe me vite, derisa të ishte shlyer borxhi i gjakut ose të ishte bërë ndërmjetësim pajtimi i fiseve, kjo ndërtesë trekatëshe ishte një burg i vetëzgjedhur, ku mund të hynte vetëm një grua për t'u dhënë ushqim të ngujuarve. Pak kohë më parë zymtësia e Kullës së Ngujimit qe bërë pjesë shpirtërore, që nuk përjetohej fort lehtë nga vizitorët.

Ndërsa ambasada holandeze në Tiranë ka bërë të mundur rikonstruktimin e “Kullës së Ngujimit”, ku me një fond prej 7 mijë eurosh janë riparuar mjediset e brendshme dhe të jashtme të kësaj kulle. Rikonstruktimi i kullës së ngujimit ka bërë që ajo të kthehet në “Momument Kulture” duke qënë dëshmia më e qartë për të gjithë brezat e ardhshëm në lidhje me të kaluarën historike të kësaj zone nga fenomeni i gjakmarrjes. Kjo është bërë në kuadër të disa projekteve në këtë zonë, ku investimet po përqëndrohen në vlerat historike dhe ato të trashëgimisë kulturore të zonës.

Kulla e Ngujimit, një ndërtesë trekatesh prej guri, ka tipike traditën e zonës me frengji të ngushta e karakolle. Ajo çka e ka bërë krejt të vecantë këtë kullë është funksioni i saj, pasi duke shërbyer për personat e ngujuar nga gjakmarrja ka një strukturë të ngushtë dhe të lartë. Vetë arkitektura e saj, funksioni që lidhet me traditat kanunore dhe afërsia imediate me rrugën, e bën atë tepër të frekuentueshme për vizitorët. Specialistët janë të mendimit që ajo mund edhe të pasurohet me objekte e dokumentare që lidhen me funksionin e saj, duke u shndrruar në një pikë mjaft atraktive.

Por “Kulla e Ngujimit” është një nga grishjet turistike, kur Thethi i përket asaj zone me vlera turistike që gjendet në hapërisën natyrore të Dukagjinit, në rrethin e Shkodrës. I konsideruar si një nga vendet më të bukura të kësaj zone në luginën e Shalës, Thethi vitet e fundit është vënë në fokus të një interesimi tepër të madh nga turistët vendas dhe të huaj. Për të mbërritur në fshatin turistik të Thethit, duhet të udhëtosh nga qyteti i Shkodrës në një distancë rreth 80 kilometra, duke përshkuar një itinerar interesant turistik, si Ura e Mesit, mjaft e njohur për historinë e saj disa shekullore, vijon me Prekalin, Kirin, Bregun e Lumit dhe Ndërlysë. Peizazhet që të ofron udhëtimi janë plot vlera turistike, sidomos të veçanta janë ato të luginës së Kirit dhe Shalës me plot kanione, ujëvara të lumejve të Kirit dhe të Shalës, me faunë dhe florë të pasur.

Fshati turistik i Thethit është i vendosur në krye të luginës së Shalës dhe krejt rrethit të Shkodrës. Natyra i jep një pamje të bukur, tërheqëse, befasuese, çlodhëse dhe argëtuese. Ai përbëhet nga gropa tektonike-akullnajore dhe i jep atij formë govate me përmasa relativisht të vogla gjashtë kilometër gjatësi dhe një kilometër gjërësi. Niveli me i ulët është 700 metra mbi nivelin e detit. Në veri ngrihet pirgu me ngjyre gri të erret dhe krejtësisht të zhveshur i majës se Arapit 2217,2 m mbi nivelin e detit, mjaft i preferuar për alpinistet. Në lindje, mund të shohësh gropën e bukur ku ngrihet Jezerca me 2692 metra mbi nivelin e detit, maja e Alisë, 2471 metra, maja e Pullakes, 2569 metra. Nga kjo anë ngjitesh mbi majen e Boshit, 2471 metra, maja e Drerit, ku shihen male të tjera deri tek Maja e Hekurave, 2559,4 metra. Këto male janë vendosur njëri pas tjetrit si kështjella të bardha me forma të ndryshme dhe dukuri akullnajore dhe krastike, Majat e Mark Zagores, Radohimës, Viçensit, Harapit, Alisë etj, rrethojnë peizazhin piktoresk të Thethit, i cili shquhet për kontrastet e relievit, ujëvarave, bimësisë së dendur, livadheve, duke u karakterizuar nga pyje, kullota e livadhe alpine e subalpine.

Malet madhështorë, pyjet dhe livadhet, burimet e ujit, Ujvara e Thethit, kanioni i Grunasit, Shpella e Harapit, Shpella e Rrathëve, si dhe potencialet e veçanta që ka Thethi si zonë malore turistike dhe klimaterike, të vlerësuara për bukuritë natyrore, ofrojnë mundësi të mëdha për lëvrimin e turizmit malor në të gjitha stinët e vitit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›