MVRDV sjell qendër të re për Tiranën
Studioja holandeze MVRDV është fituese e konkursit ndërkombëtar për projekt - idenë për zhvillimin urban të zonës pranë digës së Liqenit Artificial. Në mënyrë unanime, 11 anëtarët e jurisë së konkursit ndërkombëtar, e përbërë nga arkitektë dhe urbanistë të njohur në lëmin e arkitekturës dhe urbanistikës, vlerësuan si idenë me potencial më të madh të zhvillimit urban, prezantimin e studios MVRDV, përfaqësuar nga arkitekti i njohur Winy Maas dhe që do të jetë ideja mbi të cilën do të zhvillohet ky projekt.
Projekti
Katër studiot paraqitën dje projektet e tyre në mjediset e hotel “Sheratonit”, projekte që u vlerësuan si jashtëzakonisht ambicioze për Tiranën e së nesërmes. Juria vlerësoi si idenë që tani e tutje do të jetë pika e referimit e bërthama e zhvillimit, konceptimin e studios nga Holanda, MVRDV.
Kjo ide harmonizon interesin publik dhe atë privat dhe njëkohësisht zhvillimin urban me natyrën përreth. Në funksion të Tiranës shumëfunksionale, kjo është ideja më e mirë dhe ideja që bindi jurinë për një të ardhme mjaft premtuese dhe me dimension të ri për kryeqytetin.
Zona ku do të kryhet ndërhyrja për zbatimin e projektit fitues përfshin zonën që ndodhet në pjesën jugore të Tiranës, në veri të Liqenit Artificial dhe përfshin gjithashtu zonën e kopshtit botanik, klubin “Dinamo”, kompleksin e pishinave, bregun e liqenit, si dhe një pjesë të parkut të madh të liqenit.
Kryetari i Bashkisë, z.Edi Rama, tha se “ky konkurs synon gjetjen e idesë më të mirë, e cila sigurisht do të zhvillohet më tutje, sepse bëhet fjalë për një moment strategjik për zhvillimin e kryeqytetit, për t’i dhënë mundësi idesë më të mirë që të kthehet në një projekt të mirëfilltë urbanistik dhe në një zhvillim të mirëfilltë urban”.
Projekti fitues i MVRDV-së nuk është pamja përfundimtare e projektit që do të realizohet, por është bërthama dhe ideja fituese për të pasur nesër një zhvillim të integruar dhe një ekuilibër mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës, mes asaj që do të ndërtohet në atë zonë dhe harmonizimit të saj, qoftë me liqenin, qoftë edhe me njollën e gjelbër që do të lindë po aty.
Ky projekt sjell harmonizimin e interesit publik me atë privat dhe njëkohësisht të zhvillimit të natyrshëm urban me natyrën rreth e rrotull, e cila duhet të marrë atë dimension, që t’i japë mundësinë kësaj zone për të qenë një qendër e re e Tiranës, një pikë e re referimi për të rejat, për të rinjtë, familjarët, mundësinë për të qenë jo thjesht një vend ku do të ketë zyra, ku do të ketë gjithçka tjetër për shërbimet, do të ketë banka, do të ketë rezidenca.