Arkeologjia mbrohet edhe me letra
Një marrëveshje operative midis autoriteteve qendrore dhe lokale shqiptare dhe drejtuesve të misioneve arkeologjike italiane që veprojnë në Shqipëri, u nënshkrua të mërkurën në prani të ambasadorit italian Saba D’Elia, me qëllim rritjen e vlerave të Trashëgimisë Arkeologjike Shqiptare nga pikëpamja shkencore, kulturore, turistike dhe planifikimit territorial.
Marrëveshja në fjalë u nënshkrua nga drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Prof. Ardian Marashi, drejtori i Institutit të Monumenteve, Prof. Lorenc Bejko, drejtori i Institutit Arkeologjik, Prof. Shpresa Gjongecaj, drejtori i Qarkut Gjirokastër, Dr. Arben Culli, kryebashkiaku i Durrësit, Dr. Vangjush Dako, Kryebashkiaku i Finiqit, z. Zizo Lluci si dhe disa koordinatorë italianë të misioneve arkeologjike në Shqipëri Prof. Sara Santoro, Sandro De Maria, Roberto Perna dhe Giuliano Volpe.
Objektivat specifike të marrëveshjes janë studimi arkeologjik dhe arkitektonik i amfiteatrit të Durrësit me qëllim restaurimin, vlerësimin dhe rivënien në funksion të këtij monumenti si dhe projektimin e parkut arkeologjik urban, vazhdimin e kërkimeve arkeologjike dhe programin e restaurimit dhe vlerësimit të qytetërimit të lashtë të Foinikes (Finiq), rritjen e njohurive mbi territorin, në kuadrin e një shfrytëzimi turistik; aktivitete kërkimore, gërmime arkeologjike.
Po kështu, ajo parashikon restaurimin e zonës së qytetit roman të Hadrianopolit dhe realizimin e hartës arkeologjike të luginës së Drinit si dhe krijimin e një perimetri, tabelave, të një siti interneti të përbashkët dhe fletëpalosje të të gjitha siteve. Për sa i përket trashëgimisë arkeologjike nënujore, në bazë të kësaj marrëveshjeje do të realizohet dhe harta e rrezikut arkeologjik të brigjeve shqiptare dhe krijimi i Shkollës italo-shqiptare të Arkeologjisë Nënujore.
Marrëveshja forcon punën e arkeologëve italianë, të cilët për vitin 2008 kanë realizuar katër misione arkeologjike në Shqipëri financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme italiane konkretisht në Foinike, Hadrianopoli, Durrës dhe disa zona arkeologjike nënujore, veçanërisht në zonën e Orikumit.
Kjo marrëveshje specifikon që çdo sit do të prezantohet bashkërisht nga koordinatorët italianë dhe shqiptarë, si dhe nga kryebashkiaku i zonës së interesuar, një plan vjetor aktiviteti pranë Institutit Kombëtar Arkeologjik dhe Institutit të Monumenteve. Por ky bashkëpunim do të jetë nën vëzhgimin dhe përgjegjësinë e një komiteti shkencor të përbërë nga 10 veta, prej të cilëve 6 shqiptarë dhe 4 italianë, duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar.