E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashuri ruse për Obamën

Moderatorja e një emisioni lajmesh në Rusi është zënë mat nga kamera teksa lexonte lajmin e vizitës së presidentit amerikan në Havai.

Tatiana Limanova, e cila kujtonte se nuk ishte e ikuadruar nga kamera gjatë leximit të lajmit, e bindur se teleshikuesit shikonin në atë moment pamjet e vizitës së Obamës, ka ngritur gishtin e mesit pikërisht në momentin kur po shqiptonte emrin e njeriut më të pushtetshëm të botës.

Lajmi i referohej takimeve të Obamës disa ditë më parë në Honolulu, ku ai mori pjesë në Forumin për Bashkëpunimin Ekonomik Azi-Paqësor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›