E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani urbanistik i Tiranës, Aliaj:Duhen ndërhyrje urgjente

Grupi i punës për planin urbanistik të kryeqytetit thotë se duhet ndërhyrë me emergjencë në dy faza. E para lidhet me rehabilitimin e lumit të Tiranës i cili është në gjëndje të mjerueshme, ndërsa faza e dytë në ndërhyrjet në infrastrukturë kërkojnë energjinë pa ndërprerje në 24 orë.

Besnik Aliaj, pjesë e komisionit të planit urbanisitik në Këshillin e Bashkisë thotë se duhet pastrimi i lumit përpara zgjatimit të Bulevardit "Dëshmorët e Kombit” në stacionin e trenit dhe në vazhdimësi.
 

Projekti i Tramvajit, që nga kryebashkiaku Lulzim Basha është parë si zgjidhje përfundimtare e trafikut, kërkon kohë, rrugë por edhe energji pa ndërpreje për të shmagur aksidentet.
 

Duke rishikuar planet urbanistike të kaluara por të pamiratura dhe në anën tjetër duke punuar për një plan të ri, grupi i punës që përbëhet nga ekspertë të urbanistikës, arkitektë e studiues duhet të kenë gati në maj të 2012 projektin për ndërhyrjet në Tiranë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›