Dashuria Ronaldinjo-Milan, kurorëzohet me "martesë"
Pas aludimeve për një largim të mundshëm të brazilianit nga klubi kuqezi ka qenë vet presidenti i Milanit ,Silvio Berluskoni që ka hedhur poshtë zërat që flisnin për largimin e fantazistit brazilian.
Berluskoni ka konfirmuar qëndrimin e Ronaldinjos në radhët e Milanit dhe nuk i ka kursyer komplimentat duke e quajtur deri në lojtarin më të mirë në botë.
Deklarata magjepse e padronit kuqezi duket se i ka prekur telat e zemrës Ronaldinjos që sot është shprehur se do të qëndroj me Milanin deri në ditën e fundit që do luaj futboll.
Lajmin për qëndrimin e brazilianit e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, Roberto de Asis, që ka thënë se tashmë Ronaldinjo i përket vetëm Milanit.
Nëse një klub do të kërkoj të marr brazilianin nuk duhet të flas më mua por me drejtuesit e klubit kuqezi. Brenda pak kohësh do të rinovohet kontrata midis brazilianit dhe Milanit që pritet të jetë një kontratë afatgjate.