E Diel, 1 Nëntor 2026

Tom Kruis "fut" Bekamin në Hollivud: Mund të bëjë aktorin

Kruis dhe Bekam janë bërë miq të ngushtë që kur ky i fundit shkoi në SHBA për të vazhduar karrierën te Los Anxheles Galaksi. Sipas protagonistit të “Top Gun”, Bekami mund t’ia dalë mjaft mirë si aktor dhe për këtë e inkurajon.

“Po e nxis Dejvidin të bëhet aktor sepse jam i bindur se i ka të gjitha cilësitë për t’ia dalë mbanë. Mendoj se do të ishte e jashtëzakonshme”, pohoi Kruis për tabloidin britanik Sun.

Por ndërkohë që mendohet lidhur me propozimin e mikut të tij, ish-mesfushori i kombëtares angleze vazhdon t’i kënaqet shumave faraonike nga kontratat shumëmilionëshe me sponsorët dhe të drejtat e imazhit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›