E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli, gati 17,5 milionë euro për Huntelarin

Sipas mediave italiane, tekniku i ri i të kuqve e kërkom me çdo kusht sulmuesin në “Anfield Road” dhe është gati të derdhë në arkat e Milanit 17,5 milionë euro. Nëse arrihet marrëveshja mes klubeve, duhet bindur vetë lojtari për të pranuar një ulje të rrogës deri në dy milionë euro në sezon.

Në fakt, megjithë këmbënguljen, e ardhmja e Huntelarit duket më tepër larg sesa pranë “San Siros”. Ai ka hedhur poshtë disa oferta deri tani, mes të cilave edhe ato të Totenhemit dhe Fenerbahçes. Por me ofertën e fundit nga një klub i elitës, bomberi mund të bindet të ndryshojë mjedis, duke krijuar të ardhurat e nevojshme për blerje te Milani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›