E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashuria e re e Amanda Seyfried

amanda-elleAmanda Seyfried ka zbuluar për revistën Elle se është e dashuruar me një mashkull të cilin e ka njohur që kur ka qënë adoleshente.

Aktorja 27-vjeçare ka shkuar deri aty sa ka pranuar se e sheh këtë person, i cili nuk është personazh i botës së spektaklit, si babain e fëmijëve të saj.

Është dikush që nuk ka lidhje me industrinë kinematografike. E njoh që kur kam qenë 16 vjeç. E shoh si babain e fëmijëve të mi, por për momentin bëhet fjalë vetëm për një fantazi, thekson Seyfried.

Aktualisht Amanda Seyfried është e zënë me promovimin e filmit të saj më të fundit me titull Lovelace, një biografi e ish aktores së filmave për të rritur Linda Lovelace.  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›