E Diel, 1 Nëntor 2026

TiranaWeek, festivale, sport apo turizëm

Evente pa fund, lexoni guidën tonë për një fundjavë të këndshme

Maja e olimpitNjë mori aktivitetesh iu presin këtë fundjavë, për tu argëtuar pafund dhe për të lënë pas monotoninë dhe stresin e një jave të mbushur plot punë. Ja ku vjen si çdo të premte rubrika TiranWeek, për tiu informuar mbi çdo aktivitet kulturor, ekskursione apo evenimente të ndryshme që organizohen në Tiranë, por dhe jashtë saj. Lexoni, zgjidhni ku të shkonim dhe çlodhuni me idetë që ne ju sugjerojmë…

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Shqiponjat nisen në Festivalin Folklorik në Turqi

Ansambli “Shqiponjat” i njohur për trofetë e fituara,  niset këto ditë për në festivalin folklorik të Bursës në Turqi. Drejtori i Ansamblit Eqrem Tuda vlerëson se të tria krahinat e Shqipërisë; Jugu, e Mesme dhe Veriu do të jenë të përfaqësuara me vallet, motivet dhe kostumet autentike të zonave. “E veçanta e këtij festivali është se ne kemi përgatitur të gjithë llojet e veshjeve popullore që ka Shqipëria dhe Kosova. Kemi përgatitur disa valle të veçanta, kombinime që ka punuar zonja Hanka, ka punuar Liria, ka punuar dhe një kosovare”, thotë Eqrem Tuda, drejtor i Ansamblit “Shqiponjat”. Përgjatë korrikut e deri në vjeshtë  kalendari i përfaqësimeve dhe turneve jashtë Shqipërisë është tejet i shpeshtë për ansamblet apo grupet muzikore ashtu si Fanfara e Tiranës, që pritet të shëtisë  kabatë me klarinetë, në  xhiron e Europës. Muzika etno si  dhe kostumi i gruas shqipe në pak vjet ka evoluar në mënyrën e servirjes falë punës kreative të shumë kantautorve dhe koleksionistëve duke ia rritur vlerat përfaqësimit dhe duke shtuar një faqe më shumë në pasaportën kulturore të Shqipërisë drejt Perëndimit.

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove

Organizohet këtë vit në jug të Shqipërisë, edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove, Butrint 2000. Festivali ku do të marrin pjesë artistë nga gjithë bota do të mbahet në datat 17 deri në 25 korrik në Butrint. Këtë vit festivalit do ti bashkohen edhe artistët italianë me shfaqjen teatrale: Si engjëll në qiell, me regjisor Luigi Pezzoti, pjesë që do të interpretohet në datë 23 korrik ora 19:30, në sheshin qendror në Sarandë. Pjesëmarrja italiane do të shohë si protagonistë aktorët e SILENCE teatro di Lovere (Bergamo): Giovanni Pellegrino; Elia Paçani, Francesco Ventriglia; Ilaria Musati; Sabrina Giobini; Moira Troncatti; Letizia Gini. Kjo performancë u dedikohet në mënyrë të veçantë atyre të cilët besojnë se ende është e mundur të shijojnë bukurinë e tjetërsuar të ëndrrës. Aktorët do të shfaqen si skulptura të gjalla të heshtura dhe në lëvizje, të cilat në formën e engjëjve do të përshkojnë sheshin duke ngritur një vorbull emocionesh dhe fragmente kujtimesh të afta të mahnisin me lehtësinë e tyre poetike. Butrint 2000, i organizuar nga Qendra Kombëtare e Teatrit Mesdhetar, ka mbledhur që prej edicionit të parë profesionistë ndërkombëtarë në këtë fushë, duke u renditur si vendbanimi artistik dhe kulturor i Shqipërisë.

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

Ekspozita, një fotografim mbi Shqipëri

Elizabeth M.Claffey është një artiste e re amerikane e cila ka udhëtuar nëpër Shqipëri vitin e kaluar, duke dokumentuar me kamerën e saj jetën shqiptare. 20 prej fotove të saj, të përzgjedhura për tu ekspozuar në Galerinë Zeta në kryeqytet, servirin për publikun këndvështrimin artistik të autores mbi eksperiencën e saj në vendin tonë. Imazhet e saj servirin një hetim vizual në kulturën bashkëkohore shqiptare, duke pasqyruar individë, peizazhe dhe sende të cilat sipas saj janë pjesë e pandashme e një ekzistence njerëzore sa të ngjashme aq edhe të ndryshme nga ajo e vendit të saj. Si artiste, Elizabeth M.Claffey punon me një sërë mediumesh nga fotografia te instalacionet dhe punët konceptuale. Ekspozita e saj mund të vizitohet nga artdashësit deri në datën 17 korrik, në galerinë Zeta.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Librat e rinj, Shpëtomë,
roman me histori dashurie

Kur, në një natë të ftohtë dimri, Zhylieta dhe Semi këmbehen në zemër të Broduejit, lind dashuria me shikim të parë. Ajo, franceze e bukur 28 vjeçe, kryen shumë punë të vogla duke ushqyer ëndrrën për tu bërë aktore. Ai, 30-vjeçar, është pediatër i ri njujorkez i përkushtuar trup e shpirt pas punës, qysh prej vetëvrasjes së të shoqes. Të bindur që më në fund i kishin gjetur një kuptim jetës, ata do të dashurohen intensivisht gjatë një fundjave sa magjike aq dhe të paharrueshme. Por Zhylieta është e detyruar të kthehet në Paris. Po Semi? Çduhet të bëjë për të penguar kthimin e saj? Me gjithë përpjekjet marramendëse ai nuk mund ta bindë vajzën për ta mbajtur pranë vetes. Të paktën, jo në atë moment të vështirë dhe delikat. Sapo avioni i gruas së re shkëputet nga toka, shpërthen në fluturim e sipër Autori i romanit Shpëtomë, është Guillaume Musso, botimet: Bota shqiptare, e përktheu në shqip: Adriana & Shpëtim Gjika. Libri kushton 1000 lekë.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
The Heat, filmi i ri në kinema

Komedia policore bëhet 100 për 100 femërore! Për herë të parë në historinë hollivudiane një komedi që ka për protagonist një çift policesh krejt të ndryshme nga njëratjetra; dhe ky është The Heat premiera botërore që ka nisur të shfaqet në kinema Millennium prej datës 28 qershor. Komedia e drejtuar nga regjisori Paul Feig ka si protagoniste  Sandra Bullock, fituese e çmimit Oskar dhe aktorja e njohur komike Melissa Mçarthy. Sandra Bullock është agjentja speciale e FBI-së, Sarah Ëashburn, një hetuese metodike me një reputacion shumë të mirë por edhe me një arrogancë ekstreme. Melissa Mçarthy është oficerja e policisë së Bostonit, Shannon Mullins, mjaft e zonja në punën e saj por që e humb shumë shpejt durimin dhe i ndjek kriminelët duke i besuar instikteve e inteligjencës së saj. Asnjëra prej tyre nuk ka pasur ndonjë partner ose të paktën një mik të vetëm. Kur këto dy agjente të pamposhtura janë të detyruar që të bashkojnë forcat për të ndaluar një bos të pamëshirshëm të kartelit të drogës, do tu duhet që të luftojnë jo vetëm kundër kriminelëve por edhe kundër njëra tjetrës.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

Ekskursion në majën e Olimpit

Këtë fundjavë më datat 13 dhe 14 korrik, High Albania Mountain ka menduar një tjetër udhëtim mbresëlënës; destinacioni do të jetë; pushtimi i majës së Olimpit. Nisja nga Tirana do të bëhet të shtunën e 13 korrikut, në orën 5.00 të mëngjesit, dhe takimi si gjithmonë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›