E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashuria nuk ka çmim për çiftin Bekam

ASA (Albania Sport Agency)- David Bekam i ka dhuruar Viktorias me rastin e ditëlindjes një fundjave në Paris që kushtoi 150 mijë euro.
Dashuria e David Bekamit për gruan e tij Viktoria nuk ka cmim. Këtë gjë më së miri ai e ka treguar me rastin e 33-vjetorit të ditëlindjes së saj. David ka harxhuar 150 mijë euro vetëm për të kaluar një fundjavë shumë të bukur në Paris. Në këtë mënyrë janë zhdukur edhe zërat që tregonin për një krizë të mundshme midis ciftit. Surpriza për Viktorian ka qenë shumë e madhe.
Ajo ishte përgatitur për një festë surprizë në Madrid, ndërsa bashkëshorti i saj e ka hipur në një avion privat të prenotuar për ditëlindjen e saj dhe e ka cuar të bëjë shopping pikërisht poshtë urës së famshme Aifelit. Më pas ata kanë ngrënë një darkë të shijshme në Ritz, një nga lokalet më të shtrenjta të Parisit. Por surpriza e tij nuk ka mbaruar me kaq.
Ai e ka marrë Viktorian për dore pas darke dhe e ka cuar për shoping në dyqanet më të famshme të bizhuterive, ku Viktoria e ka zgjedhur vetë dhuratën e saj për ditëlindje. "Viktoria është ndier si një vajzë e vogël e përkëdhelur" -ka konfirmuar për Daily Star, një mik i afërt i ciftit. "Ajo e adhuron Parisin dhe shkon shumë shpesh atje, por asnjëherë nuk kishte qenë me David, prandaj mendoj se me këtë dhuratë ai ka goditur në shenjë."

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›