E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez: Të fitojmë ndeshjen në Londër

ASA (Albania Sport Agency)- Tekniku i Liverpulit dëshiron të përsërisë kryeveprën e vitit 2005 në gjysmfinalet me Celsin: "Në Londër shkojmë për të shënuar të paktën një gol. E njohim Celsin dhe ata na njohin ne". Rafa Benitez është shumë i përqendruar. Tekniku i të "Kuqve" tregon dhe rrugën për të mundur sërish Mourinjon, ashtu sic ndodhi në gjysmfinalet e Ligës së Kampioneve të vitit 2005. "Idea jonë është të fitojmë ndeshjen e parë nëse do të ishte e mundur. Ndonjë herë mund të luash me kundërsulm dhe herë tjetër duke bërë presion të vazhdueshëm, varet nga situata. Në "Stamford Bridxh" do të ishte thelbësore të shënosh, madje të khehesh në shtëpi edhe me një fitore".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›