Dashuria per pronarin e con ne veteflijim
Nje histori e nderprere dashurie ndermjet pronarit te nje mobilierie dhe nje punonjeseje, duket se ka sjelle vetevrasjen e kesaj te fundit. Pronari i nje punishteje mobilierie eshte arrestuar dje, nen akuzat “sjellje qe prekin rende dinjitetin e personit” dhe “shkaktim i vetevrasjes”. Xhevdet Mjeshtri, 45 vjec, me banim ne lagjen “Partizani”, u ndalua ne vazhden e hetimeve per vetehelmimin e 31-vjecares Diana Shtogu, me banim ne Katund te Ri, e cila vdiq me 20 prill, si pasoje e perdorimit nga goja te helmit villotoks. Sipas policise se Elbasanit, pronari i punishtes dyshohet se mban pergjegjesi per vetehelmimin e 31-vjecares, punonjese ne mobilierine e tij. Nga kontrolli i kryer ne banesen e Diana Shtogut u gjet nje shishe e vogel plastike, e cila permbante helmin, si dhe nje leter ne adrese te saj, te shkruar nga Xhevdet Mjeshtri. Ne momentin e pare, policia dyshoi se pronari ka provokuar punonjesen e tij, duke e shtyre ne vetevrasje, pretendim i hedhur poshte nga 45-vjecari, i cili i deklaroi policise se ndermjet tyre ekzistonin vetem marredhenie punesimi. Policia ka marre ne pyetje edhe bashkeshortin e gruas qe u vetehelmua, i cili gjithashtu eshte punonjes ne te njejten punishte, ku prodhohen kolltuke e divane. Pas shqyrtimit te provave dhe marrjes se deklarimeve, ndryshoi rrjedha e hetimit. Policia e Elbasanit deklaroi dje se “shtetasja Diana Shtegu eshte veteflijuar nga deshperimi i thelle”. Ky eshte konkluzioni paraprak i policise dhe grupit hetimor. Punonjesja duket se ka ushqyer nje ndjenje te forte sentimentale per pronarin e saj. Mes tyre dyshohet te kete pasur nje lidhje ilegale, e cila ka marre fund pas vendimit te marre nga Xhevdet Mjeshtri. Historia mes punetores dhe pronarit u zbulua nga permbajtja e letres, e cila tashme ndodhet si prove materiale ne doren e hetuesve. Me kete leter, 45-vjecari njoftonte Dianen se historia e tyre duhej te merrte fund, pasi nuk ishte normale per te dyja familjet. “Me vjen keq, por mes meje dhe teje nuk ekziston asgje. Nuk duhet te vazhdojme me tej, une nuk ndjej asgje per ty”, citohet mes te tjerash te jete shkruar ne leter. Vendimi i njeanshem ka tronditur thelle shpirtin e gruas se martuar, e cila eshte zhytur ne hidherimin e pafund. Dhe per te shpetuar nga dhimbja ka vendosur te “sherohet” me helm. Ka shkuar ne farmaci dhe ka blere villotoks nje fosfororganik me mortalitet te larte. Ende eshte e paqarte se perse gruaja nuk e ka zhdukur letren, por e ka lene pa kujdes ne teshat e saj. Ajo eshte gjetur gjate kontrollit te ushtruar nga policia. Burime hetimore pohuan se letra do t’i nenshtrohet edhe proves kaligrafike per te vertetuar nese eshte shkruar vertet nga pronari apo nga dikush tjeter. Gjate marrjes ne pyetje, policia tha se Xhevdet Mjeshtri ka mohuar te kete pasur lidhje me punetoren dhe te kete shkruar nje leter te tille ne adrese te saj. Nderkohe do te jete ekspertiza qe do te vertetoje apo rrezoje theniet e tij. Shefi i komisariatit Elbasan, Gjelosh Prendi, eshte shprehur mbreme se “letra kishte permbajtje dashurie dhe nuk ishte leter kercenuese”. F. S