E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lume vetevrasjesh per veshtiresi ekonomike dhe depresion

Trupi i pajete i nje 45-vjecari, oficer ne brigaden e repartit ushtarak te Bunavise, ne rrethin e Vlores, u gjet dje, rreth ores 10:00, prane plazhit te ri ne qytetin bregdetar. Ka qene gomonia e policise qe ka nxjerre nga deti trupin e pajete te Besnik Kadenes, prej vitesh ushtarak profesionist. Kadena eshte gjetur ne zonen e plazhit te ri, pikerisht te vendi qe njihet si “Moli te Vefa”. Pas ekspertizes mjeko-ligjore te kufomes, ka rezultuar se vdekja eshte shkaktuar si pasoje e mbytjes. Ne trupin e tij nuk jane gjetur shenja dhune. Policia tha se behet fjale per vetevrasje, si pasoje e veshtiresive ekonomike qe po kalonte oficeri. Mesohet se Kadena kishte detyrime bankare, te cilat e kishin futur ne telashe financiare. Nderkohe nje i moshuar me banim ne lagjen “Beqir Dardha”, ne Elbasan, ka gjetur vdekjen duke u hedhur nga lartesia. Bajram Daklaj, 71 vjec, eshte vetesakrifikuar dje ne oret e para te mengjesit, duke u hedhur nga dritarja e katit te peste te banjes ne apartamentin ku banonte. Vdekja e te moshuarit ka qene e menjehershme per shkak te politraumes se pesuar nga perplasja me asfaltin. Nga te dhenat paraprake mesohet se veteflijimi i 71-vjecarit eshte kryer ne kushtet e depresionit te thelle. Ndersa nje 30-vjecar, nga fshati Rade, i rrethit te Durresit, dyshohet te jete vetevrare me nje arme gjahu, si pasoje e gjendjes se renduar depresive. Vath Huqi u gjet pa jete nga familjaret ne dhomen e gjumit rreth, ores 08:00 te mengjesit te djeshem. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bene te ditur se i riu vuante nga depresioni dhe gjendja shendetesore e tij eshte renduar, sidomos pas divorcit.

Shpeton 30-vjecari

KUCOVE - Nje 30-vjecar, i semur mendor, ka shpetuar per mrekulli nga vdekja, pasi kishte konsumuar nje sasi kokrrash valiumi. Burime nga spitali rajonal Berat kane bere me dije se Shkelqim Pupa, banor i fshatit Tapi, rrethi i Kucoves, kishte konsumuar disa tableta valiumi, qe i rrezikuan jeten.

Personat e vetevrare:

Besnik Kadena, 45 vjec, nga Vlora

Bajram Daklaj, 71 vjec, nga Elbasani

Vath Huqi, 30 vjec, nga Durresi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›