Dasma bombë vret zyrtarin e lartë afgan
Afganistan- Një politikan i njohur afagan dhe së paku 20 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës në provincën veriore të Samagan, siç raporton policia lokale.
Ahmad Khan Samangani, një etnik i Uzbek, po merrte pjesë në dasmën e vajzës së tij në kryeqytetin Aybak kur ndodhi shpërthimi.
‘Sulmuesi duke u paraqitur si një mysafir e kishte përqafuar zotin Samangani para se të shpërthente me eksplozivin e tij’-, tha një dëshmitar.
Një zëdhënës i talenanëve e ka mohuar përfshirjne e tyre në këtë sulm. ‘Ne nuk kemi aspak të bëjmë me këtë çështje. Ahmad Kahn ishte një ish-komandant i muxhahidëve dhe shumë njerëz mund të kenë pasur probleme me të’,- tha zëdhënësi i talebanëve Zabihullahh Mujahid për Reuters.
Ahmad Khan Samangani ishte një komandat i milicisë muxhahidine gjatë luftës civile në Afgansitan në vitet 1980. Ai ishte i njohur si një mbështetës i presidentit Hamid Karzai dhe një rival i gjeneralit Abdul Rashid Dostum, aktualisht një ndër politikanët më të shquar të Afganistanit.
Zoti Samangani u bë një anëtar i parlamentit vitin e kaluar duke zevëndësuar një prej deputetëve të dëbuar nga Komisoni i Pavarur Zgjedhor për mashtrim elektoral në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010.
Salla ku po mbahej dasma ishte e mbushur me rreth 100 njerëz, përveç të vrarëve më shumë se 40 të tjerë janë plagosur. Teksa zyrtarë të tjerë të lartë të Ushtrisë Kombëtare Afgane kanë mbetur po ashtu të plagosur.
Afganistani verior është relativisht i qetë në krahasim me lindjen dhe jugun e vendit ku sulmet militante janë të shumta. Sulmi në Samangan vjen një ditë pasi një politikane e shquar femër u vra me një sulm bombe në lindje të provincës Laghman.
Dorina Bilbili/IDEA/