Kriza, spanjollët kërkojnë rrëzimin e qeverisë
Spanjë- Protestuesit spanjollë kundër masave të ashpra të asketizmit u përleshën me policinë të premten pasi shprehën nëpër rrugët e Madridit zemërimin për shkurtimet e reja që po prekin vendin.
Demostruesit i bënë thirrje qeverisë së qëndrës së djathtë të japë dorëheqjen dhe ministrat u quajtën hajdutë pasi ulën pagat në sektorin publik dhe rriten taksat.
Ata akuzuan kryeministrin Matiano Rajoy se ka vënë interesat e bankierëve dhe të biznesit të madh para atyre të njerëzve të zakonshëm.
Agjencia e lajmeve AFP raporton se të paktën tre persona janë arrestuar nga policia spanjolle. Qëllimi i paketës më të fundit të masave shtrënguese është që të kursehen 65 miliardë euro të defiçitit të saj buxhetor, deri në vitin 2015.
Zëvendëskryeministrja Soraya Saenz de Santamaria tha se ajo e kupton zemërimin e njerëzve por paralajmëroi se nuk kishte alternativë tjetër për shkurtimet.
‘Kjo është një situatë e vështirë, jo për qeverinë por për njerëzit spanjollë. Megjithatë, unë dua të përcjell një mesazh shprese se kjo është rruga që duhet marrë’- tha ajo.
Ministrat po ashtu kanë në plan të miratojnë reforma të thella në sektorët e energjisë dhe të transportit, në një vend ku papunësia qëndron në nivelët më të larta të gjithë Eurogrupit.
Dorina Bilbili/IDEA/