E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandalet e drejtësisë/ Të plagosësh gruan, në Shqipëri nuk është krim

Tiranë- Një burrë ka plagosur me mjetet të forta gruan e tij, edhe pse ka qenë me urdhër mbrojtjeje, ka rrahur vajzën e tij dhe këto nuk përbëjnë vepër penale për prokurorinë dhe gjykatën shqiptare. Në vijim të investigimit mbi vendimit e drejtësisë shqiptare, gazeta IDEA publikon një vendim të gjykatës së Tiranës, marrë në 26 Qershor.

Sipas vendimit të gjykatës, më datë 10.04.2012, rreth ores  21.30, është njoftur salla operative e policisë: “Në rrugën Sadik Petrela, në Tiranë, një shtetas ka goditur me sepate, në banese, bashkëshorten e tij.

Policia Gjyqësore ka shkuar në vendin e ngjarjes  dhe ka kapur ne flagrancë të pandehurin Ramiz Qershori, pasi bashkëshortja e tij, shtetesja Shqiponja Qershori, është gjetur e shtrirë në toke ku kishte marrë plagë  në trup  dhe në pjesen e shpinës, por me mjet të forte e jo me sëpate. Mjeti me te cilin është qelluar kallëzuesja eshte sekuestruar në cilesine e provës materiale. Ajo është derguar per ndihme mjekësore  në Spitalin Nr. 2 Tiranë dhe më pas në S.Q.U Tiranë, kurse i pandehuri Ramiz Qershori, është shoqeruar në Komisaritin e Policisë Nr.4 Tiranë. Nisur nga sa siper, për shtetasen Shqiponja Qershori, është vendosur ekspertimi mjeko-ligjor.

Hetimet kanë zbuluar se i pandehuri dhe bashkeshortja e tij janë në proçes divorci dhe për shkak të mosmarreveshjeve e dhunes që ai ushtron ndaj gruas e vajzave, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në datën 15.03.2012 kishte lëshuar urdherin e menjehershem të mbrojtjes, per paditesen Shqiponja Qershori. Sipas këtij vendimi, urdhërohet menjehere i padituri Ramiz Qershori, të mos kërcënojë paditesen dhe femijet e tyre, të mos cënojë, ngacmojë apo kontaktojë paditesen apo femijët e tyre. Por ky i pandehur, në shkelje të plote të këtij vendimi ka rrahur bashkeshorten në prani të  vajzës së tyre Rexhina Qershori.

Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor me Nr.385, datë 16.04.2012, ka rezultuar se tek e demtuara  Shqiponja Qershori, janë konstatuar dëmtime,  dy ekimoza  në shpinë të shkaktuara me mjet të fort mbretes dhe se këto dëmtime hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë humbje të aftesise së perkohshme në punë në masën deri në 9 (nente) ditë.

Pra burri, jo vetëm që ka thyer urdhërin e mbrojtjes por ka rrahur e plagosur gruan e tij.

Sipas gjykates, në shkelje të vendimit të gjykatës për të mos iu afruar gruas, i pandehuri  Ramiz Qershori, ka kërcënuar bashkëshorten e tij duke i thene se po të ndahesh nga unë do të masakroj  dhe se në kete bote nuk jeton e ndarë prej meje. Në debat e siper shtetasi Ramiz Qershori, ka goditur në pjese të ndryshme të trupit bashkëshorten e tij Shiponja Qershori dhe vajzën e tij Anxhela Qershori, që ka qënë e pranishme ne kete moment, duke u shkaktuar dëmtime.

Megjithë këtë, prokuroria e ka dërguar në gjykatë burrin vetëm për thyrje të urdhërit të mbrojtjes dhe jo për ushtrim dhune. Thyerja e urdhërit të mbrojtjes është shoqëruar pikërisht me dhunën, ndërsa është dënuar nga gjykata me 3 muaj burg (sa koha e paraburgimit) vetëm se shkeli këtë urdhër dhe për atë që bëri duke shkelur urdhërin.

Kjo është njësoj sikur të dënohesh se hyre pa lejë në bankë dhe jo se grabite bankën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›