E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krenare për koncertin në Japoni

Nga Express më 25 prill 2011 në ora 10:50

Pop këngëtarja e famshme Kylie Minogue ka deklaruar se është krenare që ka performuar në Japoni, menjëherë pasi që ky vend u godit nga dy katastrofa të mëdha natyrore.

Kylie performoi në Tokyo në kuadër të turneut “Aphrodite -Les Folies”, por ka pranuar se kishte menduar të shtynte koncertin në shenjë respekti ndaj 14 mijë viktimave të tërmetit dhe cunamit.

“Kam menduar gjatë për këtë dhe nuk e kisha të lehtë të merrja një vendim të tillë. Isha e tronditur si dhe pjesa tjetër e botës dhe në fund dëshiroja të vija”, ka thënë ajo. Para koncertit, Minogue mori pjesë në një ngjarje festive të organizuar për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar viktimat.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›