E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacionet e lindjes materniteti i vjeter me salla te reja

Në maternitetin “Mbretëresha Gerladinë” në Tiranë janë inaguruar sallat e reja të operacionit. Vetëm gjatë një viti në këtë maternitet janë kryer mbi 6 mijë lindje dhe rreth 2400 operacione. Drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Halim Kosova, u shpreh se këto salla  ishin të nevojshme pasi ofrohet një shërbim cilësor për pacientët dhe më i sigurtë, ndërkohë që inagurimi i sallave do të pasohet me një fazë të dytë.

“Vetëm vitin që kaloi janë rreth 6700 lindje dhe 2400 ndërhyrje. Ky invesim nuk ka vlerën vetëm të lekut të harxhuar, por ky imvestim ka dhe vlerën e lekut të kursyer në antibiotikë apo komplikacione të panevojshme. Me këtë riorganizim, rinovim dhe sistemim të sallave do vazhdojmë fazën e dytë që të mos përdorim antibiotikë mbas ndërhyrjeve që I përdorim për të qenë më të sigurt në punën tonë” tha Kosova.

Në këtë inagurim ka marrë pjesë edhe kreu i shëndetsisë Petrit Vasili, së bashku me përfaqësuesit e disa prej kompanive private në vend që kanë ndihmuar në pajisjen e këtyre sallave me aparatura sipas standarteve europiane.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›