Shpërthimi në Skrapar Topi: Të hetohen shkaqet
TIRANE- “Me cilësinë e Presidentit të Republikës dhe të Komandantit të Forcave të Armatosura, por edhe si qytetar, mbështes stukturat shtetërore e ushtarake që të nisin menjëherë hetimin e plotë të ngjarjes dhe të gjejnë sa më shpejt shkaqet që çuan në humbjen e jetës së një nënoficeri të përkushtuar dhe plagosjen e tre punonjësve të tjerë të ushtrisë shqiptare.”
Ky është mesazhi që kreu i shtetit i ka përcjellë familjarëve të nënoficerit Agim Mekollari, i cili humbi jetën dje në mesditë, gjatë kryerjes së operacionit të asgjësimit të municioneve me plasje, në Poligonin e Bigazit në Skrapar.
Duke I shprehur ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre të dashur presidenti shkruan në mesazhin e ngushëllimit se “Rënia në krye të detyrës e ushtarakut të devotshëm Agim Mekollari është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen, miqtë e kolegët, për shtetin dhe për të gjithë shtetasit shqiptarë. Vepra heroike e Agim Mekollarit është tregues i sakrificës sublime, që me punën e misionin e përditshëm e të vështirë, dha dhe jetën në mbrojtje të vendit e sigurisë së të gjithëve.” Mesazhi është publikuar nga zyra e shtypit e presidentit.
(s.g/BalkanWeb)