E Shtunë, 31 Tetor 2026

Data 9 korrik shpallet Dite Zije kombëtare, në nderim të kujtimit të zotit Pjetër Arbnori

Për të nderuar kujtimin e burrit të shquar të kombit, zotit Pjetër Arbnori, me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, dita e diel, 9 Korrik 2006, shpallet ditë zije kombëtare.

V E N D I M

PËR

"SHPALLJE DITË ZIJE KOMBËTARE"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, "Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre", si dhe të pikës 8, kreu VI, të vendimit nr.229, datë 23.04.2004, "Për miratimin e ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë", të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, për të nderuar kujtimin e burrit të shquar të kombit, humanistit Pjetër Arbnori-it, legjendës së qëndresës së njeriut për liri dhe dinjitet njerëzor, simbolit të sakrificës dhe triumfit të vlerave të lirisë, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Shpalljen ditë zije kombëtare, ditën e dielë, datë 9.7.2006, në nderim të humanistit, të ndjerit Pjetër Arbnori.

2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysëm shtize.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›