E Shtunë, 31 Tetor 2026

Data magjike 10.10.2010 dasma masive ne bote

Dasma eshte dita me e rendesishme per nje cift por eshte edhe me e vecante ne nje date te vecante. Mijera te rinj kineze kane caktuar si date perfekte per martesen e tyre te dielen e dates 10.10.2010. Ne Kine perfeksioni i marteses vjen pikerisht nga numri dhjete i cili do te simbolizohet me nje torte me dhjete kate. Ndersa ne SHBA vetem ne nje lokal ne Las Vegas jane prenotuar 150 dasma.

Kjo date konsiderohet fatsjellese. Per kinezet data te tilla kane qene edhe 8.8.2008 dhe 9.9.2009. ne SHBA llogaritet se te pakten 39 mije cifte kane zgjedhur 10 tetorin per te celebruar martesen e tyre. Por e vecanta nuk perfundon me kaq. Kisha e Unifikimit ne Korene e Jugut ka mbajtur nje martese masive kete te diele duke bekuar ciftet e reja nga 40 vende pjesemarrese. Me shume se 20 mije njerez ishin mbledhur ne kampusin e kolegjit Asan 100 km ne jugperendim te Seulit per te shkembyer unazat e tyre. Themeluesi i Kishes San Miung Mun se bashku me bashkeshorten e tij ishin te pranishem ne kete ceremoni te vecante.

20 mije te pranishmit perbeheshin nga 1200 cifte qe martoheshin per here te pare dhe 6 mije cifte te martuara por qe kerkojne ti rikushtohen marteses dhe familjes

Anisa Braho

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›